Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u pyet në Shtëpinë e Bardhë se çfarë i duhet vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara për të garantuar sigurinë e Ukrainës.
“Të gjitha”, u përgjigj Zelensky, raporton CNN.
Zelensky tha se Ukraina ka nevojë për një ushtri të fortë ukrainase, që përfshin armë, personel, misione trajnimi, informata të inteligjencës.
Ai tha se do ta diskutojë këtë me “partnerët tanë”, “vendet e mëdha”, duke përfshirë SHBA-në.






