Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    X ka paditur Kaliforninë për projektligjin e saj të raportimit të moderimit në internet

    10/09/2023 22:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    X, kompania nën pronësinë e Musk, ka paditur shtetin e Kalifornisë mbi AB 587, një projektligj shtetëror i cili platformave të rrjeteve sociale u kërkon që të raportojnë tek Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, çdo gjashtë muaj, se si po trajtojnë moderimin e disa kategorive të të shkruarit.

    Ankesa pretendon se ligji shkel ligjet federale dhe shtetërore të fjalës së lirë, sepse “detyron kompanitë si X të angazhohen në fjalime kundër vullnetit të tyre”, pasi ato janë të detyruara të vendosin përkufizime për çështjet “e ngarkuara politikisht” si gjuha e urrejtjes apo racizmi.

    Tutje kjo ankesë e X shpjegon se është “e vështirë të përcaktosh në mënyrë të besueshme” gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, ndërhyrjen politike dhe kategoritë e tjera të përmbajtjes, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.

    Ajo shton se përcaktimi i tyre “shpesh është i mbushur me paragjykim politik” për shkak se nuk ka asnjë konsensus të pranueshëm brenda sferës publike në lidhje me domethënien e termit. X thotë se në përcaktimin e këtyre gjërave, është e detyruar të marrë një pozicion për to.

    Padija pretendon se AB 587 ka për qëllim që t’i detyrojë kompanitë e rrjeteve sociale që të “eliminojë përmbajtje të caktuar të mbrojtur nga kushtetuta” për të cilën shteti mendon se është “problematike”. Zyra e guvernatorit Gavin Newsom e promovoi projektligjin si një masë “transparencë e rrjeteve sociale udhëheqëse në vend” në momentin kur ai e nënshkroi atë si ligj në shtatorin e vitit të kaluar.

    Ligjet që specifikojnë se si kompanitë e mediave sociale e trajtojnë moderimin janë krijuar si në Teksas ashtu edhe në Florida dhe ato ligje presin që Gjykata e Lartë të mbajë seancat dëgjimore nga palët sfiduese ndaj tyre. 

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.