Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

    29/01/2025 08:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pritjes i erdhi fundi! Gjiganti amerikano-finlandez i teknologjisë do të nisë zyrtarisht shërbimet e tij në Kosovë më 29 janar (e Mërkurë). Më shumë se 150 biznese partnere, duke përfshirë zinxhirë globalë dhe biznese lokale, tashmë janë pjesë e platformës Wolt, ndërsa dhjetëra të tjera po i bashkohen rrjetit për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi novator të shpërndarjes të ushqimit në Kosovë. Shërbimet e tregtisë me pakicë pritet të prezantohen gjithashtu shumë shpejt.

    Platforma Wolt në Kosovë përfshin një listë të jashtëzakonshme partnerësh, duke nisur nga brende të mëdha dhe ekskluzive si Heb’s, KFC, Burger King, Extreme Pizza, Gjiks&Chicks, Sach Pizza, My Shawarma, Buffalo Burger, Proper Pizza dhe Family Agusholli Sweets, ndër të tjera.

    Në ditën e nisjes zyrtare, Wolt do të ofrojë shërbime në zonat e Prishtinës, duke mbuluar lagjet si Pejton, Lakrishtë, Dragodan, Tophane, Aktash, Ulpianë, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Gjinaj, Velania dhe Mahalla e Muhaxherëve, me plane për tu zgjeruar së shpejti edhe në zona të tjera.

    Orari i porosive dhe shpërndarjes për klientët do të jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes, duke ofruar mundësi fleksibile pagese si me para në dorë dhe karta bankare. Aplikacioni mobil Wolt, i disponueshëm duke filluar nga data 29 janar në të gjitha platformat, përfshirë App Store dhe Google Play, do t’iu mundësojë gjithashtu klientëve të bëjnë porosi nga data 29 janar.

    Përdoruesit e platformës Wolt do të kenë mundësinë të ndjekin në kohë reale ecurin e porosive të tyre përmes aplikacionit. Për të thjeshtuar blerjet, çdo produkt në aplikacion shoqërohet me foto për një përzgjedhje më të lehtë.

    Hyrja e Wolt në Kosovë shënon fillimin e një epoke të re të teknologjisë, inovacionit kulinar dhe komoditetit. Përkushtimi i platformës ndaj sigurisë dhe kënaqëshmërisë së klientëve thekson misionin e saj për t’i bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar.

    Dimitris Karelos, Drejtori i Përgjithshëm për Rajonin e Mesdheut, deklaroi: “Sot, jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë nisjen e shërbimeve tona në Kosovë, shteti i 29-të ku Wolt po prezantohet globalisht. Si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, Kosova paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar një mënyrë shumë moderne të të ngrënit, mënyrën e pagesës dhe të marrjes së shërbimeve përmes platformës sonë të avancuar. Misioni ynë shkon përtej komoditetit—bëhet fjalë për mbështetjen e ekonomisë lokale të Kosovës duke fuqizuar bizneset me teknologji inovative dhe duke iu ofruar konsumatorëve një përvojë unike dhe të lehtë. Sot, ne po nisim shërbimet me më shumë se 150 biznese në portofolin tonë dhe presim që ky numër të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme. Së bashku, synojmë të riformulojmë jetën urbane, duke e bërë jetën në qytet më të mirë për të gjithë.”

    Më shumë informacione rreth Wolt:

    Wolt është një kompani teknologjike me seli qendrore në Helsinki, e cila ofron shërbime online për klientët, tregtarët dhe shpërndarësit e saj. Platforma lidh qytetarët që duan të porosisin produkte të ndryshme me personat që janë të interesuar për t’i shitur dhe për t’i dërguar ato tek klientët. Për ta mundësuar këtë, Wolt ka zhvilluar një sërë teknologjish të avancuara, duke nisur nga logjistika vendore, zgjidhjet për tregtarët dhe deri tek opsionet financiare.

    Misioni i Wolt është krijimi i mundësive të reja dhe fuqizimi i komuniteteve lokale për të bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar. Wolt u themelua në vitin 2014 dhe në vitin 2022 u bashkua me DoorDash. Organizata e bashkuar tani operon në 29 shtete.

    Pra… çfarë po prisni?! Shkarkoni aplikacionin Wolt nga App Store ose Google Play dhe nisni të porosisni nga restorantet tuaja të preferuara!

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.