Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiç ironizon Samitin e Bledit: Këtu në Pekin është Premier League e liderëve, jam me Putin e Xi

    03/09/2025 21:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga Pekini, ku mori pjesë në paradën ushtarake për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa ironizuar punimet e Samitit Strategjik të Bledit, në Slloveni.

    Nga aty kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se Serbia është duke shkuar drejt luftës civile, por Vuçiç tha se shefi i qeverisë së Zagrebit është duke dëmtuar imazhin e Beogradit.

    Ai madje e quajti këtë samit, ku mori pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama si të ligëve të ulëta, krahasuar me takimet e nivelit të lartë që zhvilloi në Pekin, me Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Robert Fico.

    “Unë nuk shkova në Bled, Macut u ftua, me zgjuarsi dhe me të drejtë nuk shkoi. Ata ftuan bllokuesit në Bled, le të flasin me ta. Krahasoni marrëdhënien dhe bisedën me Plenkoviçin dhe nuk e di se kë tjetër me takimet me Xi, Putin, Fico… Është si të krahasoni Premier League dhe ligën e Beogradit. Nëse më bindni se liga konkrete është në një nivel më të lartë, nuk kam problem me këtë. Nëse do të shkoja në Bled, ata do të thoshin se nuk erdha këtu”, tha me ironi Vuçiç.

    Presidenti serb më tej shtoi se “nëse Putini do të thoshte diçka të keqe, do të ishte lajmi kryesor për ta” në Europë.

    “Mua më intereson vetëm Serbia dhe interesat e Serbisë, nuk më intereson asgjë tjetër. Kjo është ajo që ata nuk mund ta kuptojnë. Ata e dinë se janë të interesuar vetëm për paratë. Për ditë të tëra ata zihen se kush i ka paratë, kush zëvendëson kë… Mendoj se është e rëndësishme të merremi me mënyrën se si Serbia do të ketë gaz, energji elektrike, si do ta përdorë Serbia inteligjencën artificiale, në mënyrë që të mos e humbasim revolucionin pasi ishim prapa botës më parë. Puna ime është të kujdesem për mbrojtjen e vendit, të kujdesem se si do të jetojë populli. Nuk mund të merrem me budallallëqe”, theksoi Vuçiç

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq: S’është rastësi që Prishtina, Zagrebi e Tirana bënë një aleancë ushtarake, është kundër Serbisë

    ​Vuçiq në Kinë: Kroacia, Kosova e Shqipëria po krijojnë aleancë ushtarake kundër Serbisë

    Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.