Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vetëm 2.7% e buxhetit të vitit 2023 për sistemin e drejtësisë

    20/11/2022 00:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rritja e përgjithshme e buxhetit të vitit të ardhshëm nuk është reflektuar në rritjen e buxhetit për drejtësi, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga partia në pushtet dhe Qeveria.

    Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilin program kjo parti kishte garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, premtohej mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë. Kjo, kryesisht, me qëllim të rritjes së kapaciteteve humane dhe profesionale në sistemin e drejtësisë.

    Më 28 tetor në mbledhjen e 103-të, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2023, shpenzimet e së cilit kapin vlerën prej rreth 3 miliardë e 212 milionë euro. Vetëm 2.7% e buxhetit të përgjithshëm i është kushtuar sistemit të drejtësisë. Në raport me përqindjen në pjesëmarrjen e buxhetit të përgjithshëm në shpenzime, është më i ulët se në vitin paraprak, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Projektligji është proceduar në Kuvend dhe pritet të diskutohet dhe miratohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e re të Parlamentit.

    Sipas këtij Projektligji, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të kenë buxhet më të lartë se sa në vitin paraprak. Këshilli Prokurorial (KPK) do të ketë buxhet më të ulët se sa në vitin paraprak. Agjencia kundër Korrupsion (AKK) do të ketë rreth 12 mijë euro më shumë buxhet se sa në vitin e 2022.

    Në raport me shpenzimet buxhetore, përqindja totale në buxhet për sistemin gjyqësor, sistemin prokurorial, Ministrinë e Drejtësisë dhe AKK, sipas këtij Projektligji, është më e ulët se sa në buxhetin për vitin 2022.

    Sipas shtojcës 1 nga buxheti vjetor prej rreth 2 miliardë e 492 milionë euro për vitin 2023 për të gjitha institucionet, pjesëmarrja totale në buxhet e Ministrisë së Drejtësisë, KGjK, KPK dhe AKK përbën 3,47 % e këtij buxheti. Pra, nëse e

    Po ashtu, nëse merret për bazë totali i shpenzimeve të parashikuara prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, atëherë pjesëmarrja e katër institucioneve përbën 2.7% e shpenzimeve të buxhetit. Pjesëmarrja në buxhetin e vitit 2022 në raport me shpenzimet e planifikuara ishte 2.9 %.

    Medina Kadriu hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se rritja e buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë rrjedhë nga fakti se tanimë pjesë e kësaj Ministrie është edhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

    “Ministria e Drejtësisë, ka planifikuar të ketë buxhet për vitin 2023 në shumën prej rreth 36 milionë euro i cili në raport me buxhetin paraprak vjetor i bie të ketë një rritje në normë monetare prej mbi 6.3 milion. Ndër tjera, rritjes së buxhetit i ka kontribuar edhe procesi i racionalizimit të agjencive të pavarura nën ombrellën e institucioneve qeveritare, dhe si rrjedhojë Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është vendosur në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë bashkë me buxhetin e saj”, ka thënë ajo

    Në lidhje me buxhetin për institucionet e drejtësisë “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë nëse me këtë ngritën kapacitetet e sistemit të drejtësisë, mirëpo ata përgjegjësinë e kanë hedhur tek Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, duke theksuar se kjo ministri e bënë përgatitjen e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës.

    Kurse, nga Ministria e Financave si zakonisht nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

    Sidoqoftë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seminarin e 102-të “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kishte thënë se po punojnë që të shtojnë buxhetin për institucionet e drejtësisë. /BetimipërDrejtësi/

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.