Një vetaksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Klinë, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 6:50 në mëngjes Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Jashanicë , Komuna e Klinës. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet policore”, tha ai për Gazetën Demos.
Më poshtë mund të gjeni edhe pamjet nga ky aksident.








