Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    VAZHDIMËSIA E NJËTRAJTSHËMRISË POLITIKE TË AZEM VLLASIT (I)

    04/08/2025 14:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Bedri Halimi

    Azem Vllasi ka qenë i njohur për qëndrimet e tij tëpandryshuara për ngjarjet e vitit 1981. Kudo ku i është dhënërasti që të flasë, ai e ka shfrytëzuar rastin ti përseris qëndrimete veta. Madje këto qëndrime të tij, i ka paraqitur edhe në njëlibër të kujtimeve të tij.

    Vllasi, nuk merzitet e as turbullohet fare për faktin se historiaju ka dhënë të drejtë ngjarjeve të vitit 1981. Gjithashtu, nukmerzitet që po kjo histori, të gjithë kundërshtarët e ngjarjevetë vitit 1981, i ka sistemuar në ‘plehun’ e historisë.

    Po kështu edhe në emisionin e intervistave të Veton Surroit, në tre vazhdime, paraqiten të njëjtat qëndrime përmesevokimeve jo vetëm të Azem Vllasit, duke e shprehur haptasnostalgjinë për Josip Broz Titon.

    Të mundohesh për të treguar se pati arritje të mëdha (jashtërealitetit) gjatë kohës kur çdo gjë ishte nën kontrollin e politikës jugosllave e rrjedhimisht gjithsesi edhe e politikësserbe, duke pretenduar se kjo ishte rruga e duhur që do tëçonte në prosperitetin e shqiptarëve edhe në aspektin nacional, është antihumane, antihistorike, e rrjedhimisht është joserioze:

    Fakt është se disa të arritura janë bërë, e të cilat i pranon edheBajram Kosumi, njëri ndër organizatorët e demostratave tëvitit 1981, në librin e tij, “Revolucioni 1981” siç janë pajtimime çeshtjen e unifikimit të gjuhës letrare shqipe, për të cilëngjë akademik Ali Hadri, pati thënë atë sloganin brilant “njëkomb – një gjuhë”, e të cilën si slogan e pati marrë edheTirana zyrtare e asaj kohe përmes Akademisë së Arteve dheShkencave të Shqipërisë. 

    Por për çudi, këtë gjë meritore edhe për politikanët e klasësshqiptare politike nën Jugosllavi, Azem Vllasi nuk i jepndonjë rëndësi të veçantë në këtë emision. 

    Dhe tjetra, arritja e hapjes së Univerzitetit të Prishtinës. 

    Të pretendosh në njërën anë për arritje të mëdha, e në anëntjetër edhe vet ta pranosh se ka pasur periudhë të Rankoviqit, si dhe shpërngulje të shqiptarëve në Turqi, prapë nuk shkojnëbashkë apo jo? Ishte i njëjti shtet, Republika SocialisteFederative e Jugosllavisë – RSFJ.

    Këtë shtet, pra tërë RSFJ-në e udhëhiqte Josip Broz Tito.

    Kjo nënkupton se Tito si në kohë lufte, ashtu edhe në kohën e pas luftës, ka pasur fuqi dhe rrjedhimisht edhe informacione për të gjitha ndodhitë dhe veprimet që bëheshin në shtetin që ai e drejtonte.

    Tito në krye të shtetit, i kishte këto funksione:

    Tito, konsiderohet si udhëheqës i luftës antifashiste nacional-çlirimtare në tërë Jugosllavinë. 

    Tito, ishte kryepartiaku i PKJ-së. 

    Tito, ishte ideatori i të ashtuquajturit vëllazërim-bashkim. 

    Tito, ishte kryepushtetari i “Jugosllavisë së re”.

    Tito, ishte kryekomandanti i përgjithshëm i armatës jugosllave. 

    Tito, ishte kryetar i Frontit Demokratik të Jugosllavisë. 

    Tito në cilësinë e komandantit të përgjithshëm, firmosi urdhrin e vendosjes së pushtetit dhe të administratës ushtarake në Kosovë, më 8 shkurt 1945, të cilën e masakroi në kohën kur tashmë asnjë këmbë gjermane fashiste, nuk gjendej në Kosovë. 

    Tito, ishte ai që e drejtoi AVNOJ-in e parë dhe të dytë, ku nuk u përfaqësua Kosova. 

    Tito, ishte ai që e mohoi referendumin e Kosovës. 

    Tito, ishte ai që në cilësinë e kryekomandantit dhe të kryepushtetarit jugosllav, rivendosi piramidat e përgjakura kufitare mes shqiptarëve në dobi të Jugosllavisë, dhe në dëm të kombit shqiptar në përgjithësi, e të pjesës shtetërore shqiptare në veçanti.

    Duke i pasur Tito të gjitha këto funksione, në kabinetin e tij tëpasluftës bënte pjesë edhe Aleksandër Rakoviqi. 

    Pra në të ashtuquajturin aksion për mbledhjen e armëve, Tito heshti, nuk mori masa, nuk ndërhyri për ta ndalë dhunën ndajshqiptarëve. 

    A mund të thuhet se Tito nuk ka pasur njohuri për këtongjarje? 

    Cili ishte roli i politikanëve shqiptarë të asaj kohe me në kryeFadil Hoxhën? 

    A nuk kishte mundësi Fadil Hoxha ta njoftonte Titon se çfarëpo ndodhte në Kosovë?

    Ngjarjet e aksionit të Rankoviqit ndodhën në vitet 1956 – 1957.

    Ndërsa masat ndaj Rankoviqit u morën në vitin 1966, prashumë vite më vonë.

    Po cilat janë arsyet e marrjes së masave ndaj Rankoviqit nëPlenumin e IV të mbajtur në Brione?

    Me cilën fjalë, me cilën fjali, Tito e ka thënë se Rankoviqiështë larguar për shkak të dhunës së Rankoviqit ndajshqiptarëve?

    Në cilin libër, në cilën faqe dhe në cilin rresht pohohet një gjëe tillë?

    Cila është e vërteta e largimit të Aleksandër Rankoviqt?

    Ndaj të gjitha veprimeve antishqiptare në periudhën e pasluftës së dytë botërore, në Kosovë kishte mendime nga disa shqiptarë që Titon ta shfajësonin nga këto veprime makabre antishqiptare. Këto mendime, madje janë tentuar që të futen edhe në kujtesën kolektive të shqiptarëve në Kosovë, dhe jo vetëm në Kosovë. Por, a kishin të drejtë këta njerëz të mendonin kështu? 

    Në relacion me shqiptarët, që nga shtatori i vitit 1944 e deri në fund të vitit 1945, nën akuzat e “antikomunizmit ekstrem” u ekzekutuan me qindra e mijëra shqiptarë. Zyrtarisht, vetëm në Kosovë u ekzekutuan pa gjyq 17400 shqiptarë. 

    Dhe për të gjitha këto veprime, nga një pjesë e inteligjencës në Kosovë thuhet se Tito nuk i ka ditur këto ngjarje. Duke pasur parasysh të gjitha postet e përmendura më lart për Titon, si dhe faktin se si funksionojnë institucionet e një shteti monist, është e pamundur që të mos ketë pasur njohuri Tito. Por edhe hipotetikisht po të thuhej se Tito nuk ka ditur çka ka ndodhur me shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve nën Jugosllavi, më vonë sigurisht se do të merrte vesh dhe si rrjedhojë do të distancohej nga këto veprime antishqiptare duke i gjykuar, gjë të cilën nuk e bëri kurrë. Kështu për shembull, për të dëshmuar mirënjohjen e tyre për krijimin e Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të Federatës Jugosllave, pjesa maqedonase e OZNA-s, ekzekutoi mbi 700 shqiptarë në Kumanovë, 1400 në Shkup, 1200 në Kampin e Monopolit në Tetovë, 800 në Kampin e Gostivarit, 320 në fshatin Zajaz. 

    Nuk po përmend këtu se cili ishte roli i partizanëve shqiptarë me në krye Fadil Hoxhën kur mbi 8500 shqiptarë u mobilizuan për Frontin e Sremit, nga ku nuk u kthyen as 1%. Por po përmend gjithsesi, se krijimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ndarja e OZNA-s në UDB (Drejtoria e Sigurisë Shtetërore) dhe KOS (Shërbimi i Kundërzbulimit), nuk mund të fshihte krimet e instalimit të komunizmit ndaj shqiptarëve. Në këtë rast, nuk do të përmendim të gjitha krimet e mëvonshme të periudhës së INFORMBYRO-së, por do të kufizohemi vetëm në një vendim që flet vetë si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga veprimtaria antishqiptare. 

    Më 18 shkurt 1953, Jugosllavia ripërtëriu Marrëveshjen e vitit 1938 me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarëve. Tito, e ngarkoi Aleksandër Rankoviqin që të krijojë Shtabin Operativ për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni. Në krye të këtij Shtabi Operativ ishte vetë Rankoviqi. Pas tij vinin: Kërste Cërvenkovski, Sfetislav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkovski, Vojkan Llukiq, Marko Vuçkoviq, Pavle Joviçeviq, Petar Stamboliq, Sllobodan Peneziq – Kërcun, Xhoko Pajkoviq, Gojko Medenica, Çedo Mijoviq, Serba Saviq dhe Dushan Mugosha. Dhe, për të përshpejtuar procesin e shpërnguljes së shqiptarëve, në një intervistë dhënë gazetës “Borba”, më 12 prill 1956, Aleksandër Rankoviq në cilësinë e Ministrit të Brendshëm Jugosllav, shpalli publikisht rrezikun që i kanosej sigurisë së shtetit nga ekzistimi i armëve ilegale në duart e shqiptarëve në Kosovë.

    Vazhdimi i dhunës ndaj shqiptarëve

    Kjo datë, pra 12 prilli 1956, do të shënojë fillimin e asaj që në memorien kolektive të shqiptarëve mbetet si “tragjedia e Aksionit të Armëve”. Brenda një muaji, deri më 12 maj 1956, nën akuzën ndaj shqiptarëve si “kontrabandistë të armëve dhe kriminelë që e destabilizojnë vendin”, u bastisën me mijëra shqiptarë, u arrestuan dhe u torturuan barbarisht me qindra e mijëra familje shqiptare. Dita e përvjetorit të OZNA-s, 13 maji i vitit 1956, u shënua me ‘rezultate’ të mëdha. Para medieve të kontrolluara nga Partia Komuniste Jugosllave dhe para Korit Diplomatik në Beograd, u ekspozuan “armët e konfiskuara” ndaj shqiptarëve! Kështu, gjatë vitit 1956 në Jugosllavinë komuniste të udhëhequr nga Tito, u bë terror shtetëror mbi shqiptarët: 106 vetë u vranë, dhe mbi 10 mijë të tjerë mbetën me pasoja të përjetshme shëndetësore. Ky terror shtetëror kundër shqiptarëve i udhëhequr nga Aleksandër Rankoviq, shkaktoi një klimë të pasigurisë kolektive që pat për efekt shpërnguljet masive të shqiptarëve për Turqi. Duke u mbështetur në të dhënat e dy shërbimeve konzulare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, vërtetohet se në periudhën 1953 – 1966, prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 415, 371 shqiptarë.

    Viti​Numri i të shpërngulurve

    1953​19,300

    1954​17,500

    1955​51,000

    1956​54,000

    1957​57,710

    1958​41,300

    1959​32,000

    1960​27,980

    1961​31,600

    1962​15,910

    1963​25,720

    1964​21,530

    1965​19,821

    Rrëfimi i Titos për Kosovën

    Në vitin 1966, kur nga ky aparat represiv u rrezikua edhe vetë kreu i shtetit dhe partisë, Josip Broz Tito, shkarkoi Aleksandër Rankoviqin. Përpos shkarkimit nga funksionet shtetërore dhe dënimit deklarativ përmes konkluzioneve të Plenumit të Brioneve, asnjë pasojë nuk patën organizatorët dhe ekzekutorët e këtij terrori shtetëror antishqiptar. As Aleksandër Rankoviqi, as Kërste Cërvenkovski dhe as kriminelët tjerë nuk pësuan asnjë përgjegjësi penale për krimet antishqiptare. Ata vazhduan përmes pasardhësve të tyre që më vonë të aplikonin të njëjtat metoda të dhunës dhe terrorit ndaj shqiptarëve, ku diskriminimi ekonomik, politik dhe social i shqiptarëve dhe dhuna e terrori shtetëror permanent ndaj tyre, krijuan klimën e pasigurisë totale dhe paperspektivës së tyre në trojet e veta etnike.

    Në bazë të historianit kroat Vjençesllav Cençiqit, sqarohet shumëçka për qëndrimin e Titos ndaj shqiptarëve, përmes një fjalimi të Josip Broz Titos mbajtur para ushtarakëve në Karagjorgjevë, më 29 dhjetor 1979. Përmes këtij fjalimi, përkatësisht këtij dokumenti, flitet për qëndrimin e Titos edhe kundër Kushtetutës së vitit 1974, ku fillimisht duke bërë fjalë se gjendja në Kosovë ishte e keqe dhe se ai personalisht kishte qenë kundër Kushtetutës së vitit 1974. Titoja decidivisht thotë:

    “Kuadrot shqiptare nga Kosova po mendojnë që nëse me Kushtetutën e vitit 1974 kanë fituar më shumë të drejta e pjesërisht edhe shtetësi, ndërsa unë po e theksoj që kam qenë kundër asaj Kushtetute. Mund të kryejnë me vetiniciativë aktivitete shtetërore. Ashtu është e palejueshme që anash Republikës së Serbisë, por edhe federatës, të zhvillojnë biseda shtetërore me Shqipërinë. Ata me vetiniciativë, pa dijeninë tonë, kanë sjellë profesorë nga Shqipëria në fakultete dhe shkolla që të ligjërojnë historinë me programin shqiptar, që të mësojnë fëmijët tanë dhe studentët që Kosova është pjesë e Shqipërisë së Madhe Skënderbegase, që përkohësisht është nën Jugosllavi”.

    Këto konkludime, Tito i bënte edhe pse e dinte se udhëheqësia shqiptare e Kosovës e asaj periudhe nuk ishte aq e fortë, sa që, edhe sikur të ketë tentuar për të punuar kokë me vete, me vetiniciativë, këto veprime kur të donte Titoja do t’ua ndalonte. Në këtë drejtim, për ta treguar fytyrën e vet antishqiptare, Titoja në fjalën e tij, tërë kohën akuzon Kardelin dhe Bakariqin si arkitektët e asaj kushtetute dhe të atij decentralizimi komplotist, i cili autonominë e Kosovës e konsideron si shkaktarin e krizës së mundshme të shtetit federal, për çka thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë përkrahur Kushtetutën e vitit 1974. Qëndrimin e prerë të Titos kundër autonomisë së Kosovës, që u ofrua me Kushtetutën e vitit 1974, Titoja në këtë dokument e përforcon edhe me këto fjalë: “Me rastin e miratimit të Kushtetutës, i kam thënë Bevcit (Eduard Kardelit) dhe Vlladës (Vlladimir Bakariqit) po edhe tërë komisionit kushtetues, ku më mbivotuan Kardeli dhe bashkëmendimtarët e tij, që për 3 deri në 4 vjet unë do t’i demantoj dhe do të dëshmoj që kam pasur të drejtë. Që kam pasur të drejtë, e tregon edhe kjo gjendje në Kosovë, por edhe në gjithë vendin”.

    Gjatë kësaj periudhe kohore, kundër Kosovës, kaq kategorik nuk kanë qenë as drejtuesit politikë të Serbisë së asaj kohe, meqë në vitet 70 në sekenën politike serbe apo në fuqi ishin të ashtuquajturit “liberalët serbë” në krye me Marko Nikeziqin, dhe me intelektualen e njohur, Llatinka Peroviqin.

    Cilat ishin raportet e Titos me Rankoviqin?

    Më tej në dokumentin e cituar, Tito e vajton rënien e Rankoviqit duke u betuar se ka qenë kundër dënimit të tij. Dënimi i Rankoviqit, sipas Titos, erdhi nga komploti i Edvard Kardelit. Ndërsa, ndër shqiptarët e Kosovës ka vepruar miti sipas të cilit, Titoja e pat rrëzuar Rankoviqin “për shkak të zullumit ndaj shqiptarëve”. Kjo aspak nuk është e vërtetë (në stenogramet e Plenumit të IV të Brioneve, të botuara në mediet serbe, askund nuk përmendet zullumi ndaj shqiptarëve dhe as që përmenden fare shqiptarët.). Prandaj, miti për rolin gjoja proshqiptar të Titos në Plenumin e IV të Brioneve, është vetëm një gënjeshtër e kulluar. Si duket kjo mendësi në formë miti ka qenë e prodhuar nga shërbimet sekrete ushtarake, për ta glorifikuar figurën e Titos ndër shqiptarët e painformuar, i cili mendim fatkeqësisht ka pasur shumë sukses, duke menduar se vërtet Titoja e ka hequr Rankoviqin për shkak të zullumit të tij ndaj shqiptarëve.

    Paralajmërimi i provokimit të kryengritjes shqiptare në Kosovë

    Gjithashtu, në një pjesë të fjalës së tij para ushtarakëve në Karagjorgjevë, Titoja thotë se në Kosovë po ndërtohen objekte luksoze me “pullaze nga argjendi” dhe, kërkon të hapen hetime për këtë gjë. Natyrisht as ky pretendim nuk ishtei vërtetë, por me këto konstruksione të Titos, dëshmohet se edhe përkundër faktit që Kosova ishte vendi më i pazhvilluar ekonomik në Jugosllavi, ai nuk brengoset fare për parullën aq shumë të proklamuar të bashkim-vëllazërimit e të barazisë mes kombeve e të kombësive. Duke e ditur realitetin e pabarazisë praktike të shqiptarëve në Jugosllavi, Tito në këtë fjalim paralajmëron edhe për rrezikun e kryengritjes shqiptare. Prandaj, thekson: “Ne dimë pak për aktivitetet e emigracionit shqiptar, por shikoni shokë, ai emigracion po mbledh ‘taksë’ për shkollimin e shqiptarëve, që do të komandojnë atë që paralajmërohet shpesh: ‘kryengritjen popullore’ në Kosovë”.Kjo dëshmon se Tito, para së gjithash ishte vetëm një kukull në duart e lobit serb të armatës jugosllave të dirigjuar nga Nikolla Lubiqiqi, i cili më vonë do të luante rol shumë të fuqishëm edhe në ngritjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet.

    Shumë, politikanë, historianë e shkrimtarë në Kosovë, gjatë asaj kohe kanë shkruar himne e ode për Titon, qoftë pa u thelluar shumë në realitetin ekzistues, qoftë me porosi të instrumenteve shtetërore, apo edhe nga vetmjaftueshmëria e tyre, duke qenë të privilegjuar në shoqërinë shqiptare brenda shtetit jugosllav. 

    Por historianët e ri nuk do të shkojnë gjurmëve të disa pleqve, të cilët shërbenin si instrumente dekoruese gjatë Jugosllavisë moniste. Ata nuk kanë as nevojë e as arsye ta varrosin e as ta instrumentalizojnë karrierën e tyre shkencore për interesa të askujt, e aq më pak për interesa të përfitimeve të disa ‘pleqve’të Kosovës.

    Vazhdon…

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.