Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Urat e reja, Veton Elshani: Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet

    26/08/2025 19:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot qeveria në detyrë po mburret se hapën për qarkullim urën e cila lidh qytetin e Mitrovicës.

    Mbi rastin e punimeve dhe hapjes së urave të reja për qarkullim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh se Policia e Kosovës, gjendet kudo për sigurinë e secilin në mënyrë që të zbatohen ligjet e Republikës.

    ”Unë nuk merrem shumë me politikë, unë e di që në momentin që qeveria e shtetit tim e merr një vendim për me ndërtu një urë dhe e liron për qarkullim ne jemi aty për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.

    ”Edhe nëse vjen vetura nga jugu ka me shku në rreth nga jugu, politikisht po mundohemi mos me u përzi shumë në politikë”.

    ”Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet”.

    ”Nga ky moment që kjo urë është lëshuar sot, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë sikur për urën në Gjakovë”.

    ”Apeli që ne kemi dërgu është që qytetarët e veriut të vendit fillimisht duhet të ndihen të sigurt. Nuk ka nevojë për asnjë brengosje. E dyta edhe banorët e jugut, duhet të pajtohen me zbatuesit e ligjit, patriotizëm është sot me dashtë vendin e vet. Ne jemi duke ofru shërbime si në Mitrovicë të Jugut, Pejë e Gjakovë”.

    ”Çdo veprim që është i ligjshëm do të lejohet. Ligji i Republikës së Kosovës do të zbatohet në veri të vendit. Sidoqoftë zbatimi i Ligjeve të Kosovës, nuk ka alternativë”. /KlanKosova/

    Artikuj të ngjashëm

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

    Elshani: Kemi biseduar me Arsenijeviçin, do të intervistohet si të mbërrijë në kufi

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.