Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është pyetur nëse ka diskutuar marrëveshje të mundshme për “shkëmbim territori” me liderët botërorë, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në takimet e zhvilluara dje në Shtëpinë e Bardhë.
Në përgjigje të kësaj pyetje, Trump ka thënë se Ukraina do të marrë shumë tokë, raporton CNN.
“Ukraina do ta rifitojë jetën e saj. Do të marrë shumë tokë”, ka thënë Trump.
Tutje, ai ka vazhduar duke deklaruar se “Por kjo ishte një luftë”, duke theksuar se “Rusia është një komb ushtarak i fuqishëm… pavarësisht nëse njerëzve u pëlqen apo jo.”






