Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Uellsi, vendi i parë evropian që krijon metaverse për të rritur numrin e vizitorëve virtual

    13/05/2024 16:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Uellsi ka krijuar një “hapësirë të re turistike” që njihet si metaverse, Visit Wales, me synimin për të promovuar disa nga përvojat dhe atraksionet e vendit te njerëzit në mbarë botën.

    Me anë të organizimit, Uellsi shpreson t’u jap mundësi vizitorëve virtual nga e gjithë bota për të parë atë që vendi ka për të ofruar.

    Bëhet e ditur se rreth 600 milionë njerëz vizitojnë metaverset çdo vit, në platforma të ndryshme.

    Siç raportohet, metaverse e Uellsit është pjesë e platformës Spatial, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

    Organizatorët thonë se Uellsi është vendi i parë evropian që e përdor këtë qasje për ta promovuar veten si një destinacion turistik.

    Ndryshe, veprimi vjen pasi një grup deputetësh zbuluan se Uellsit “i mungonte diçka” për të tërhequr vizitorët nga jashtë shtetit.

    Edhe Ministrja e Turizmit, Hannah Blythyn, konfirmoi se metaverse i krijuar nga kompania iCreate është krijuar “për të rritur numrin e vizitorëve”.

    “Duke shfaqur disa nga më të mirat që Uellsi ofron, ne po e vendosim atë në një sferë online ku njerëzit takohen çdo ditë”, tha Blythyn.

    Vizitorët e Uellsit virtual mund të marrin përsipër kërkime duke përfshirë edhe aktivitete reale.

    Metaverse tani është e hapur për publikun dhe mund të integrohet në telefona inteligjentë, tabletë, laptopë, kompjuterë dhe përmes kufjeve Meta Quest

    Artikuj të ngjashëm

    Anglia shënon edhe golin e tretë ndaj Uellsit

    Përfundon pjesa e parë: Uellsi – Irani, ende pa gola

    ShBA dhe Uellsi ndajnë pikët – Bale neutralizon golin e Weah

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.