Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Udbashi më tha do ta dhunojmë gruan para fytyrës”, Selatin Novosella përballë UDB-ashëve

    12/08/2024 21:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Selatin Novosella, ish i burgosur politik ka rrëfyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini torturat e UDB-ashëve.

    ‘Kena me ta mar gruan kena me ta dhunu para syve të tu, ty kena me të lidh për radiatori, ne kemi me u ba 3 a 4 e kena me dhunue para syve tu. Avokat ske, shok në dhomë ske, shëtitje ske, libër ske dhe je i mbyllun,” rrëfej Novosella.

    Ai ka treguar se për mbi 5 muaj nuk e ka parë diellin.

    “Unë për 5 muaj e 3 ditë, asnjëditë nuk e kam pa diellin… kur kom mar vesh shokët e mi me ka 7-8 muaj e 10 muaj kishin qenë[të dënuar në atë formë]”.

    Një formë tjetër e dhunës psiqike ishte edhe kërcënimi me ti largu të gjithë familjarët nga puna.

    “Çfarë presioni. Krejt fëmijtë që i keni nëpër shkolla e studime, kemi me i qit prej atyhit”.

    Sipasa tij kulmi i krejt kësaj ishte konstatimi i UDB-ashëve “sa ke me u dënu unë nuk e di…ishin hala hetimet, a do të dënohesh 10 apo 15 vjet të shohim… por kur del prej burgut, nëse del, familja jote ska me të pranu te shpija, fëmijët e mahallës kan me të gju me gurë, kan me fishllu se ti ki me u çmend nëpër burgje”, ka rrëfyer ndër të tjera Novosella.

    Ai ka thënë se për fatin e madh tani ish të burgosurit e kanë arritë qëllimin, kan arritë atë që e kan synuar [shtetin e pavarur të Kosovës], kurse për UDB-ashët ka thënë se “ata sot janë të vdekur fizikisht ose të vdekur moralisht nëse kan pasur moral ose të vdekur politikisht se kanë përfundu”.

    “Ne jemi fitimatarët”, ka thënë Novosella derisa ka thënë se rrëfimi i tij nuk duhet të meret si akuzë por se duhet të dihet se “rruga e lirisë së Kosovës nuk ishte me lula e shtrume, ishte e vështirë, ishte e gjatë”.

    Artikuj të ngjashëm

    “Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

    “Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

    “Mu pi krahërori, mu mbush dora gjak”- Emin Kelmendi përball dhunës së UDB-së

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.