Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “U gjetën krimba”, AUV jep detaje për bufenë e MPB-së që u mbyll sot

    17/11/2022 16:08
    DEMOS MPB 2
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot bufeja e Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të shkaqeve teknike e higjienike.

    Për këtë rast zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë se kanë pranuar ankesë se zyrtarët e MPB-së janë shërbyer me lëngje të pjeshkës ku ka pasur krimba.

    Ai tha se në vendin e ngjarjes më pas ka shkuar një ekip inspektues dhe janë hapur disa shishe të lëngjeve ku në tapë janë vërejtur krimba.

    Thaçi shton se në lëngjet tjera nuk janë hasur krimbat.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise me date ka pranuar nje ankese se ne bufen e Ministrise se Puneve te Brendshme, zyrtaret e saj jane sherbyet me pije lengje-pjeshke 200 ml, shlshe qelqi brenda se cilave ka krimba. Menjehere eshte derguar ekipi inspektues per shqyrtim te ankeses. Kontrolli ka nisur nga lloji i produktit te dyshuar, jane hapur disa njesi te ketij lloji produkti dhe ne 50% te shisheve te hapura ka rezultuar se brenda tyre ne tape vereheshin nje lloje i krimbave. Lengje nga frutat e tjera nga prodhuesi i njejte nuk jane gjetur”, deklaroi ai.

    Inspektori ka vendosur që sasia e gjetur të asgjësohet menjëherë, ndërsa pas kontrolli, Thaç thotë se është evidentuar se operatori ekonomik “Beni Dona” i cili e ka fituar tenderin nuk është i regjistruar në AUV.

    “Inspektorati ka vazhduar kontrollin inspektues edhe sa i perket kushteve teknike sanitare dhe higjienike. Fillimisht eshte evidentuar se operatori ekonomik Beni Dona i cili ka fituar tenderin per zhvillim te veprimtarise gastronomike ne kete objekt nuk eshte i regjistruar ne AUV”.

    “Punonjesit nuk kane poseduar libreza sanitare. Personeli nuk ka qeni pajisur me rroba te punes, nuk kane pasur hapesire te vec;ante per vendosje te rrobave tjera dhe mbathjeve. Ne te njejten hapesire kane qene te vendosura pijet ne dysheme, per disa prej tyre nuk ka ofruar dokumentacion te furnizimit. Po ashtu nuk ka qen e kryer DDD”.

    “Bazuar ne te gjeturat, inspektorati ka vendosur mbylljen e perkohshme deri ne permiresim te kushteve sanitare teknike-higjienike dhe pajisjen me dokumentacionin e nevojshem. Po ashtu menjehere eshte njoftuar Zyra Regjionale e AUV-se ne Prizren per vazhdim te gjurmueshmerise tek prodhuesi i pijeve lengje Fruti. Atje inspektorati ka inspektuar fabriken prodhuese. Ka urdheruar terheqjen e menjehershme nga tregu te gjitha produktet e linjes se prodhimit te paketimit te qelqit. Po ashtu ka urdheruar nderprerjen e prodhimit per kete linje deri ne hulumtim te plote te rastit dhe raporti teanalizave laboratorike.AUV do te ju mbaje te informuar ne lidhje me rezultatet tjera qe do te burojne nga procesi i gjurmueshmerise se plote dhe rezultatit te analizave laboratorike”, tha Thaçi për Express.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbyllet kopshti zoologjik në Shkup, shkak dyshimet për praninë e gripit të shpendëve

    Asgjësohen 19 krerë gjedhe, ishin pozitiv me tuberkuloz

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.