Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Turqia nis në hapësirë satelitin e parë të prodhuar vetë

    01/08/2024 16:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Turqia nisi në hapësirë satelitin e parë të komunikimeve, Turksat 6A, të prodhuar vetë.

    Një raketë e kompanisë SapceX e barti atë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, në Floridë të SHBA-së.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nisja e këtij sateliti në hapësirë shënon një “faze të re” për Turqinë në prodhimin e satelitëve.

    “Si Turqi, ne kemi prodhuar më shumë se 81% të nënsistemeve, stacioneve tokësore satelitore dhe softuerëve në projektin 6A, i cili ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë në hapësirë, me burime kombëtare”, tha Erdogan.

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, tha se sinjali i parë nga Turksat 6A është marrë 67 minuta pas nisjes së tij, ashtu siç ka qenë e planifikuar.

    “Ne i kemi sjellë komunikimet tona, transmetimet tona televizive në një nivel më të sigurt dhe më të mirë”, tha ai, duke shtuar se Turksat 6A tani do t’i mundësojë Turqisë të arrijë edhe në Indi, Indonezi, Malajzi dhe Tajlandë.

    Uraloglu tha se Turksat 6A është rezultat i një përpjekjeje 10-vjeçare për të prodhuar satelit vendor.

    Me këtë hap, Turqia është bërë një nga 11 vendet që e kanë arritur këtë, tha Uraloglu. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

    Valë arrestimesh në Turqi – kapet kryetari i komunës së Beyoglut, bashkë me 40 zyrtarë

    Turqia i lufton zjarret vdekjeprurëse

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.