Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Turqia kundërshton me vendosmëri planin e zhvendosjes së Trump për Rripin e Gazës

    10/02/2025 23:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kundërshtuar me vendosmëri planet e SHBA-së për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës – dhe në vend të kësaj i ka bërë thirrje Izraelit të rindërtojë zonën bregdetare të shkatërruar gjerësisht.

    “Nga këndvështrimi ynë, propozimet që synojnë të zhvendosin palestinezët nga toka ku ata kanë jetuar për mijëra vjet nuk duhen marrë seriozisht”, tha Erdogan në një konferencë në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

    “Askush nuk ka fuqi të shkaktojë një “Nakba” të dytë mbi popullin palestinez, dhe as nuk do të ketë kurrë”, tha ai.

    Termi “Nakba”, nga arabishtja – katastrofë, i referohet ikjes dhe zhvendosjes së më shumë se 700,000 palestinezëve në luftën e parë të Lindjes së Mesme në 1948 pas krijimit të shtetit izraelit.

    “Në vend që të kërkojë një vend të ri për popullin e Gazës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara gjatë operacionit ushtarak kundër grupit islamik palestinez Hamas, në Gazë”, tha Erdogan.

    Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti dje planet e tij shumë të kritikuara për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës.

    Trump synon të zhvendosë palestinezët dhe është i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Rripin e Gazës.

    Dëbimi i më shumë se 2 milionë njerëzve do të binte ndesh me ligjin ndërkombëtar, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e një “spastrim etnik”.

    Artikuj të ngjashëm

    Erdogan thotë se Putin dhe Zelensky “nuk janë ende gati” për takim ballë për ballë mbi luftën

    Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem

    Erdogan pret presidentin egjiptian Sisi në Ankara

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.