Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane për të ndihmuar në zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje në Ukrainë, pavarësisht se një ditë më parë ishte shprehur i hapur ndaj idesë.
Nga Fox News, Trump u pyet: “Çfarë lloj garancish ndjeni se keni, për të ardhmen, pas kësaj administrate të Trumpit, që nuk do të jenë çizmet amerikane në terren duke mbrojtur kufirin e (Ukrainës)?”
“Epo, ju keni garancinë time, dhe unë jam president,” u përgjigj Trump.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të martën se Trump ka përjashtuar vendosjen e trupave amerikane në terren në Ukrainë.
Roli i SHBA-së në garancitë e sigurisë për Ukrainën ishte në qendër të bisedimeve të djeshme mes Trumpit, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë. Udhëheqësit e huaj duan të dinë se cilat burime do të angazhojë Trump për t’u siguruar që, sapo të arrihet një marrëveshje e mundshme paqeje, Rusia të mos ketë mundësi të rigrupohet dhe të synojë më shumë territor në të ardhmen.





