Rusia ka bërë të qartë që presidenti Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e konsideruar atë të paligjshëm.
Për këtë zhvillim ka reaguar presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e ka përshkruar situatën si “budallallëk”, duke theksuar se “të gjithë po bëjnë shfaqje”.
I pyetur nëse Putini është sërish “në lojë”, Trump u shpreh se presidenti rus ka “gjëra shumë serioze në mendje” dhe se shpesh është aktiv, ndërsa nuk mendon se e njëjta gjë vlen gjithmonë për Zelenskyn.
“Zelensky nuk është gjithmonë i pafajshëm”, shtoi ai, duke theksuar se “duhet dy persona për të vallëzuar tango”.






