Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Tetë ushqimet më të mira për mëngjes

    30/01/2025 15:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fillimi i ditës me një mëngjes të pasur me lëndë ushqyese mund të jetë baza e një shëndeti të mirë për tërë ditën. 

    Eating Well ka shkruar se duke marrë parasysh kuzhinat tradicionale të vendeve që rrethojnë Detin Mesdhe, kjo mënyrë e ushqyerjes u jep prioritet perimeve dhe frutave, drithërave të plota, bishtajave dhe fasuleve, arrave dhe farave, yndyrave e shëndetshme dhe proteinave, duke kufizuar sheqernat dhe ushqimet me kripë të shtuar.

    Ata kanë përzgjedhur tetë ushqime të dietës mesdhetare të miratuara nga dietologët, të cilat mund të konsumohen për mëngjes, por që ndihmojnë për të mbajtur energjinë deri në vaktin e ardhshëm.

    Kosi i trashë është një element i rëndësishëm i dietës mesdhetare, i vlerësuar për teksturën e tij të pasur dhe kremoze, dhe pasurinë me vlera ushqyese. Ai është burim i shkëlqyer proteinash, duke ofruar 20 gramë proteina në çdo 200 gramë kos.

    “Kosi është gjithashtu i mbushur me kalcium dhe vitaminë D, që mbrojnë shëndetin e kockave, dhe probiotikë për një mikrobiom të shëndetshëm të zorrëve”, ka thënë dietologia Ale Zozos, e cila sugjeron që kosi i trashë të shoqërohet me fruta dhe arrore.

    Tërshëra – Si komponentë qendrore e dietës mesdhetare, drithërat e plota si tërshëra janë shtesë e përshtatshme dhe e shijshme për mëngjes.

    Zozos ka shpjeguar se ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave të tretshme, veçanërisht betaglukanit, i njohur për aftësinë e tij për të ulur kolesterolin dhe përfitimet për shëndetin e zemrës.

    Frutat e malit janë mënyrë e shijshme për të përmirësuar çdo pjatë, ndërkohë që janë burim antioksidantësh, të cilat janë elementet kryesore të dietës mesdhetare.

    “Mjedra, boronicat dhe frutat e tjera të malit përmbajnë një lloj antioksidanti që ul inflamacionin”, ka thënë Zozos.

    Këto aftësi antioksiduese dhe antiinflamatore mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet kronike dhe të shëndetit të përgjithshëm.

    Vezët janë ushqim i pasur me lëndë ushqyese që përshtaten në mënyrë të shkëlqyer në dietën mesdhetare. Ato janë të pasura me vitamina B, vitaminë D dhe selen, që janë të rëndësishme për shëndetin e trurit, duke përfshirë humorin dhe funksionin mendor. Ato janë gjithashtu burim i shkëlqyer proteinash dhe yndyrash të dobishme, përfshirë acide yndyrore omega-3, që mbështesin shëndetin e zemrës dhe të kyçeve.

    Salmoni – Përfshirja e peshkut që përmban yndyra të shëndetshme si salmoni në shujtën e mëngjesit është mënyrë e shkëlqyer për të mbushur organizmin me proteina të cilësisë së lartë dhe yndyra të shëndetshme.

    “2-3 porcione me peshk, që përmban yndyra të shëndetshme, në javë, mund të rrisin nivelin e acidit yndyror omega-3 në trup, i cili mbron shëndetin e zemrës dhe promovon jetëgjatësinë”, ka thënë Russell.

    Arroret si arrat e bajamet konsiderohen të jenë shtesa të mira për një mëngjes të pasur me vlera ushqyese. Arrat janë të pasura me fibra, yndyra të shëndetshme, proteina dhe vitaminë E. Fibra dhe yndyrat e shëndetshme ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Farat Chia janë mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar nivelin e vlerave ushqyese që konsumohen në mëngjes. Ato janë të pasura me fibra, polifenole dhe acide yndyrore omega-3, që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe balancojnë presionin e gjakut dhe nivelet e sheqerit në gjak.

    Farat Chia mund të shtohen në smoothie, ose mund të përdoren mbi ëmbëlsira të tilla si pudingu Chia dhe si me mjedra.

    Vaji i ullirit – Në krahasim me gjalpin që përdoret shpesh në mëngjes, vaji i ullirit është një nga burimet kryesore të yndyrave në dietën mediterane.

    “Ai ofron shije dhe dimensione në çdo pjatë dhe gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës”, ka shpjeguar Russell. Vaji i ullirit është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe polifenole që mbështesin shëndetin e zemrës.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.