Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Tesla dëshiron të prodhojë veturën e 25,000 eurove në Gjermani

    11/11/2023 17:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tesla do të prodhojë në Gjermani, në Brandenburg një automobil që do të kushtojë 25.000 euro. Kjo mund të interpretohet si një një shprehje besimi në favor të Gjermanisë e fabrikës në Grünheide.

    Modeli i nivelit fillestar i prodhuesit amerikan të automobilëve elektrikë Tesla pritet të dalë nga linjat e prodhimit në fabrikën evropiane në Grünheide, afër Berlinit. Shefi i Tesla-s, Elon Musk e bëri të ditur këtë gjatë një vizite në Grünheide të premten e kaluar, sipas informacionit të dhënë nga pjesëmarrësit. Disa media e kishin raportuar më herët këtë informacion. Synimi i Muskut ishte gjithashtu që kjo të kuptohej si një deklaratë besimi në favor të zonës së Brandenburgut dhe sigurisë së tij. Nuk dihet ende nëse vetura do të prodhohet ekskluzivisht në Evropë. Nuk u dha asnjë informacion për kohën se kur do të prodhohet Tesla 25,000 euro.

    VW po planifikon një veturë elektrike të lirë me filialin e saj Seat

    Sipas raportimeve të mediave, Tesla dëshiron t’i bashkohet luftës për klientët në segmentin e automjeteve elektrike me çmime të ulëta me një “Model 2”. Grupi VW kishte njoftuar gjithashtu se dëshironte të prodhonte një model të nivelit fillestar me këtë çmim nga filiali i tij spanjoll Seat. Disa prodhues kinezë të automjeteve ofrojnë modele në treg me çmime dukshëm më të ulëta. Prodhuesi BYD, për shembull, i cili është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj të baterive për makina elektrike, tashmë është shumë nën pragun e 25,000 eurove në Kinë. Megjithatë, automjetet nuk janë të disponueshme në Gjermani me këto çmime. Sipas një raporti të fundit të gazetës “Handelsblatt”, çmimet mesatare aktuale në tregun e makinave elektrike janë rreth 60.000 euro – padyshim shumë të shtrenjta për tregun masiv, sipas ekspertëve. Kjo bëhet edhe më e vërtetë nëse subvencionet publike vazhdojnë të reduktohen në Gjermani.

    Deri në një milion automjete në vit

    Tesla e hapi vitin e kaluar e saj në Grünheide fabrikën e saj evropiane. Sipas të dhënave të fundit të kompanisë, aty janë punësuar rreth 11 mijë persona. Objektivi i 500.000 makinave në vit nuk është arritur ende, por tashmë ka plane për të zgjeruar fabrikën në një kapacitet prej një milion makinash në vit.

    Gjatë vizitës së tij në Grünheide të premten, shefi i Tesla Musk njoftoi gjithashtu një rritje të pagave për punonjësit e tij. Pas rritjes së pagave deri në gjashtë për qind vitin e kaluar, ato pritet të rriten edhe me katër për qind këtë vit. Pagat vjetore të punonjësve të prodhimit do të rriten gjithashtu me 2500 euro nga shkurti 2024. Kështu Tesla megjithatew mbetet nën nivelin e zakonshëm të shpërblimit në industrinë gjermane të automobilave./DW/

    Artikuj të ngjashëm

    Makina britanike del nga rruga në Gjermani, vdesin dy çifte të martuara

    20-vjeçarja nga Kosova mahnit jurinë në spektaklin gjerman të talenteve

    Gjermani: Kamioni bie në lumë nga ura e autostradës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.