Mëngjesin e sotëm një i mitur ka shtënë me armë zjarri në afëri të shkollës “Fehmi Agani” në Klinë, shkruan GazetaDemos.
Ndërkaq, i njëjti më pas u vetdorëzua në stacionin policor bashkë më prindin e tij.
Rastin për Gazetën Demos e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ai tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Rasti është raportuar në Departamentin e Krimeve dhe është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’… Aktualisht vendi i ngjarjes është i rrethuar nga policia dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme me urdhër të prokurorit…Personi i dyshuar është i mitur dhe i njëjti me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor”, tha Nikçi për Demos.
Raportimet për të shtëna me armë, i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 09:40 policia është njoftuar që në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Klinë në afërsi të një shkolle ka pasur të shtëna me armë zjarri. Personi i dyshuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, është identifikuar dhe është arrestuar”, ka thënë Gashi për Demos.






