Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri i AAK-së: Shifra e kursimit prej 1.5 miliardësh nga Hekuran Murati është një mashtrim klasik

    29/09/2024 21:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro.

    Tahiri thotë se  shifra e kursimit prej 1.5 miliardësh është një mashtrim klasik.

    “Le të dalë Hekuran Murati dhe të na informojë mbi strukturën e këtyre kursimeve: kush kurseu dhe sa u kursye!”, ka shkruar Tahiri.

    Postimi i tij:

    Pse shifra e kursimit prej 1.5 miliardësh nga Hekuran Murati është një mashtrim klasik. Së pari, për periudhën e ditëve në qeverisje, kjo supozon që çdo familje ka kursyer diku mes 2,500-3,000 euro në vit, pra mbi 200 euro në muaj.

    Nëse çdo familje ka investuar, ta zëmë, 2,000 euro në vit për përmirësimin e standardit të jetesës, si për shembull në amvisëri, teknologji apo veturë, atëherë kjo e çon mesataren e përmendur në 500 euro.

    Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik.

    Le të dalë Hekuran Murati dhe të na informojë mbi strukturën e këtyre kursimeve: kush kurseu dhe sa u kursye!

    Artikuj të ngjashëm

    Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha të konstituohet Kuvendi

    Tahiri: Propozimi për seanca një herë në javë është antikushtetues, “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare

    Tahiri: Qeveria bashkëpunoi me Listën Serbe, do të ikë me 9 shkurt

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.