Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Sportistët kosovarë do të garojnë pas mesnate dhe herët në mëngjes në Olimpiadë!

    15/07/2021 14:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Olimpiada verore do të mbahet në Japoni dhe koha lokale e këtij vendi dallon shumë me atë tonën. Për këtë, pjesa më e madhe e sportistëve kosovar do të garojnë në orët e vona të natës ose në orët e hershme të mëngjesit me kohën tonë.

    Lojërat Olimpike verore po afrojnë dhe garuesit kosovarë janë të gatshëm për këtë eksperiencë jetësore. Vendi ynë do të përfaqësohet në “Tokyo 2020” me 11 garues, shkruan Gazeta Express. Gjashtë prej tyre, pesë nga xhudoja dhe një nga mundja, kanë fituar norma olimpike, e pesë të tjerë do marrin pjesë me ftesa në këtë garë prestigjioze.

    Pasi gara më e madhe e sportit botëror do të mbahet në Japoni, të gjithëve ju intereson periudha kur do të garojnë sportistët kosovarë. Xhudoja do të jetë sporti që do t’ia bëjë sefte në Olimpiadën e shtyrë për një vit shkaku i pandemisë. E para që do të garojë do të jetë Distria Krasniqi, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

    Disi do t’i nisë garat nga ora 4 e mëngjesit, me kohën lokale të Kosovës, respektivisht nga ora 11 paradite në Japoni. Më pas, Majlinda Kelmendi garon më 25 korrik, Nora dhe Akil Gjakova më 26 të këtij muaji dhe Loriana Kuka më 29 korrik. Të gjitha garat e xhudos do të fillojnë nga ora 4 e mëngjesit të kohës sonë.

    Notarja Eda Zeqiri do ta provojë eksperiencën e jashtëzakonshme të Olimpiadës më 25 korrik nga ora 12:00 me kohën tonë. Në të njëjtën ditë do të garojë edhe shenjëtari Drilon Ibrahimi, por nga ora 2 e natës, gjithnjë me kohën tonë. Boksierja Donjeta Sadiku do të boksojë më 27 korrik dhe garat e boksit nisin në kohë të njëjtë, në orën 4 në mëngjes.

    Në të njëjtën ditë, por disa orë më vonë, nga ora 12:00 e ditës do të garojë notari Olt Kondirolli. Më 31 korrik nga ora 2 e natës, po ashtu me kohën tonë, do të garojë atleti Musa Hajdari. E eksperiencën e garuesve kosovarë do ta mbyllë mundësi Egzon Shala, i cili do të garojë më 5 gusht nga ora 4 e mëngjesit.

    E ceremonia mbyllëse e Olimpiadës do të jetë më 8 gusht. Garuesit e xhudos janë nisur dje për në Japoni, kurse pjesa tjetër e ekipit do të niset më 19 korrik e tutje. Kosova synon ta fitojë së paku një medalje në “Tokyo 2020”, njëjtë siç bëri në Olimpiadën e Rios në vitin 2016.

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.