Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sot tre vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Shqipëria kujton 51 viktimat e tragjedisë

    26/11/2022 20:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tre vite më parë Shqipëria përjetoi një nga ditët më tragjike te dekadave të fundit. Në 26 nëntor 2019 një fatkeqësi natyrore zgjoi shqiptarët nga gjumi ende pa aguar dita.

    Lëkundje të forta tërmeti më magnitudë 6.4 të shkallës riter, tronditën Shqipërinë në zemër të saj.

    Zonat më të goditura ishin Durrësi, Shijaku, Fushe-Kruja, Kurbini, vora, Kamza, Kavaja. Pallate e shtëpi u rrëzuan në qytete e fshatra të këtyre zonave. Bilanci ishte tragjik; 51 të vdekur, mbi 1000 persona të plagosur.

    Mbi 11 mijë familje gjendeshin të pastrehë pas shkatërrimit të banesave.

    Sfida e parë ishte shpëtimi i sa më shumë të mbijetuarve nga rrenojat, nxjerrja sa më parë e trupave të viktimave dhe ndihma ndaj të lënduarve në spitale.

    Në Durrës e Thumanë, ku shkatërrimi ishte më tragjik, kërkimi nën germadhat e ndërtesave të rrëzuara vazhdoi me ditë të tëra. Shumë familje me 2, 3 e me shumë viktima hapën dyert e mortit.

    Në spitalin e Traumës dhe spitale të tjera te vendit u dërguan qindra të lënduar që kishin nevojë për rehabilitim mjekësor pas plagëvë te marra. Ndërsa hotelet, konviktet, ndërtesat e shumë shkollave apo objekteve te tjera publike strehuan qindra familje që mbetën nën qiell të hapur.

    Gjatë këtyre tre viteve pas tragjedisë, shumë familje të dëmtuara kanë hyrë në apartamente të reja apo në shtëpitë e rindërtuara. Një pjesë tjetër jeton ende në shtepi më qira të subvencionuara nga bashkitë përkatëse në pritje të ndërtimit të banesave të reja. Ne fshatra ndërkaq ka edhe familje që kanë zgjedhur jetesën në cadra e kontenierë për të mos u larguar në banesa me qira në qytet, për shkak të lidhjes me tokën e blegtorinë.

    Disa muaj pas tërmetit, në shkurt 2020, në Bruksel u mbajt një konferenca e donatorëve për Shqipërinë”, ku janë mbledhur 1.15 miliard euro, përfshirë grante, projekte dhe hua për procesin e rindërtimit. 

    Artikuj të ngjashëm

    Tjetër tërmet i fuqishëm godet Afganistanin pas më shumë se 1,400 viktimave

    Tërmet 7.5 Rihter në oqeanin Atlantik, alarm për tsunami

    Pas zjarreve, Greqia përballet me një tërmet

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.