26 marsi shënohet si Dita Botërore e Epilepsisë ose ndryshe Dita e Purpurt (Purple Day).
Kjo ditë i është dedikuar ndërgjegjësimit për epilepsinë dhe mbështetjes së personave që jetojnë me këtë sëmundje. Në këtë ditë, njerëzit inkurajohen të veshin ngjyrën vjollcë (purpurt) për të treguar solidaritet dhe për të ndihmuar në largimin e miteve rreth epilepsisë.





