Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    S’ka qetësi në Beograd, protestuesit djegin selinë e partisë së Vuçiqit

    17/08/2025 14:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS), në pushtet, janë vënë në flakë gjatë natës së pestë me radhë të trazirave, të shoqëruara nga përplasje të reja mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë speciale.

    Policia në qytetin e Valjevës raportohet se përdori granata shokuese dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi një grup i vogël personash të maskuar sulmoi ambientet bosh të SNS-së. Ka pasur akuza të shumta për dhunë dhe brutalitet policor në kryeqytetin Beograd dhe në Novi Sad, të cilat janë mohuar nga ministria e Brendshme e Serbisë.

    Ngjarjet ndodhin ndërkohë që Rusia ka premtuar ndihmë për presidentin pro-Moskë Aleksandar Vuçiq, i cili udhëheq SNS-në, duke thënë se nuk do të “qëndrojë pa reaguar”. Protestat u nxitën fillimisht nga shembja e stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 16 persona. Shumë qytetarë fajësojnë korrupsionin e qeverisë së Vuçiqit për këtë katastrofë.

    Ndërsa demonstratat anti-korrupsion kanë nxjerrë në rrugë qindra mijëra qytetarë, deri të mërkurën ato kishin qenë kryesisht paqësore, kur besnikë proqeveritarë organizuan kundër-protesta.
    Të shtunën në mbrëmje, policia speciale u dislokua sërish në disa qytete, përfshirë Beogradin, pasi qytetarët dolën në demonstrata duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Zyrat dhe flamujt e SNS-së ishin në qendër të zemërimit të protestuesve.

    Protestuesit gjithashtu thyen xhamat e selisë së Partisë Radikale Serbe, që drejtohet nga Voislav Sheshel dhe që është partnere në koalicion me SNS-në.

    Gjatë javës janë raportuar të plagosur në protesta në gjithë vendin, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të paverifikuara, ku shihet policia duke rrahur një burrë në Valjevë.

    Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Michael O’Flaherty, të premten shprehu shqetësim për “forcën joproporcionale të policisë” në Serbi, duke i bërë thirrje autoriteteve të “ndalojnë arrestimet arbitrare dhe të ç’përshkallëzojnë situatën”.

    Vuçiq reagoi të shtunën në Instagram, duke shkruar se “dhuna është shprehje e dobësisë totale” dhe duke premtuar të “ndëshkojë huliganët”. Ai ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për zgjedhje të parakohshme dhe ka denoncuar protestat si pjesë të një komploti të huaj për ta rrëzuar nga pushteti.

    Ministria e Jashtme e Rusisë i ka ofruar mbështetje presidentit të djathtë pro-Moskë. Në një deklaratë thuhej se “ne nuk mund të qëndrojmë pa reaguar ndaj asaj që po ndodh në Serbinë vëllazërore”.
    Deklarata shtonte se policia “po përdor metoda dhe mjete ligjore për të frenuar turmat e dhunshme” dhe se “rendit publik, sigurisë dhe jetëve njerëzore” u kanosej rrezik.

    Protestat e kanë përfshirë Serbinë pothuajse çdo ditë që prej shembjes së stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Tragjedia është shndërruar në simbol të korrupsionit të rrënjosur në këtë vend, me thirrjet fillestare për hetime transparente që janë shndërruar në kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe për fundin e 12 viteve të sundimit të Vuçiqit. Në kulmin e tyre, protestat kanë nxjerrë në rrugë qindra mijëra qytetarë.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.