Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Si të aplikoni për mbështetjen e qeverisë për lavatriçe, enëlarëse e frigoriferë?

    19/08/2023 08:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Thirrja e radhës për investime në efiçiencë të energjisë, është hapur të premten nga Qeveria.

    Kryeministri Albin Kurti e ministrja e Ekonomisë, njoftuan për subvencionimin që do t’u bëhet qytetarëve, për të blerë pajisje shtëpiake të cilat harxhojnë më pak energji elektrike

    Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente. Shpallja është bërë nga kryeministri Albin Kurti e ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Masa parasheh subvencionimin e qytetarëve nga 100-300 euro për blerjen e pajisjeve shtëpiake, si makina rrobalarëse, enëlarëse e frigoriferë. Ndërkaq, deri në 1000 euro do të subvencionohet instalimi i sistemin diellor për ngrohjen e ujit.

    Kryeministri Kurti tha se krahas punës që është duke u bërë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, paralelisht po bëhen angazhime edhe në rritjen e efiçiencës së energjisë.

    Ai premtoi se do të lansohen edhe masa të tjera, e nga të cilat do të përfitojnë edhe 20 mijë familje të tjera.

    “Kjo skemë që po prezantojmë sot nuk do të jetë e fundit. Me këtë sot e ato që do t’i prezantojmë në javët në vijim do t’i mbështesim edhe 20 mijë familje e do të rrisim edhe më tej efiçiencën e energjisë në vendin tonë”, ka thënë kryeministri Kurti. “Në prill të këtij viti është lansuar masa e investimit në Efiçiencë të Energjisë për ndërtesat e banimit social e cila zbatohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Një javë më parë është lansuar thirrja e dytë e Fondit për subvencionim të qytetarëve për investimet e tyre në efiçiencë të energjisë për shtëpitë e tyre. Kjo thirrje është ende e hapur dhe synon t’i përkrahë rreth 2.000 familje”.

    Ndërkaq, ministrja Rizvanolli foli për përfitimet e investimit në pajisje efiçiente, dhe tha se këtë vit për herë të parë në Kosovë do të investohen rreth 30 milionë euro në sektorin rezidencial.

    “Zëvendësimi i pajisjeve joefiçiente me ato efiçiente sjell shumë përfitime për qytetarët, që nga ulja e shpenzimeve të energjisë elektrike e që drejtpërdrejt përkthehet në uljen e faturave, e deri në kosto të reduktuara të mirëmbajtjes e efekte pozitive në ambient”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

    Masat në efiçiencën e energjisë, sipas Rizvanollit, kanë qenë të mundura falë mbështetjes financiare të marrë, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.

    E Alessandro Bianciardi, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se masat kursyese kanë pasur ndikim pozitiv dhe inkurajuan qytetarët që t’i aplikojnë ato.

    “BE-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën në rrugën për një energji të pastër, për dekarbonizim dhe për një siguri më të mirë me energji të ripërtrishme, hapa esencialë për një zhvillim të qëndrueshëm”, ka thënë Bianciardi.

    Dhjetë ditë më parë, Ministria e Ekonomisë ka lansuar edhe masën e subvencionimit të izolimit të shtëpive, nga e cila pritet të përfitojnë rreth 2 mijë familje.

    E në kuadër të skemës së parë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për familje të vendit, janë mbështetur mbi 9.000 familje duke subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje gjatë muajve të dimrit. Mbi 120 milionë euro janë ndarë për subvencionim direkt të faturave të energjisë elektrike për 208 mijë familje kursimtare, dhe njëkohësisht tarifat e reja për secilën familje dhe biznes në vend që nga shkurti i vitit 2022. Po ashtu, me rreth 9 milionë euro janë rinovuar e bërë efiçiente 70 ndërtesa publike: shkolla, çerdhe të fëmijëve, qendra shëndetësore e stacione të zjarrfikësve.

    Për t’u informuar më shumë rreth subvencionit vizitoni faqen e Ministria e Ekonomisë: https://me.rks-gov.net/
    Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
    Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr tri vendime

    Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim

    Me një dokument 7-faqësh, Qeveria e Kosovës i ankohet Brukselit që Serbia po shkel marrëveshjen

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.