Fillimi i finales së Ligës së Kampionëve sonte është shtyrë për shkak të problemeve të rëndësishme jashtë fushës.
Liverpool kundër Real Madridit do të luhej në orën 21:00, duke u zhvilluar në Stade de France në Paris.
Shtyrja vjen pasi tifozët e Liverpoolit nuk kanë arritur që të hyjnë në stadium, teksa mijëra ulëse kanë mbetur të zbrazta.
Shtyrja, sipas njoftimit nga UEFA do të jetë vetëm 30 minuta.
Përditësim:
Shtyhet përsëri fillimi i finales së Ligës së Kampionëve për shkak të kaosit të krijuar jashtë stadiumit.
Liverpool kundër Real Madridit do të luhej në orën 21:00, duke u zhvilluar në Stade de France në Paris.
Shtyrja është bërë edhe për 15 minuta të tjerë, pra sipas UEFA’s, fillimi i lojës pritet të ndodh në orën 21:30.
Shtyrja vjen pasi tifozët e Liverpoolit nuk kanë arritur që të hyjnë në stadium, duke zhvilluar kaos të paparë jashtë stadiumi.





