Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Shteti e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar

    14/08/2025 09:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

    Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan.

    “Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme komfor kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”, ka thënë për Klan Kosovën, Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e shkallës së parë në Gjilan.

    Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Ismailit, pasi që, sipas tyre, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të takuar vajzën me babanë biologjik, Feronit Shabani, duke kryer kështu veprën penale Mospërfillje e gjykatës.

    Nga 19 marsi i këtij viti, “Arbenita Shabani lsmajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre N.Sh., ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk ia ka mundësuar kontaktimin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në këtë aktvendim të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

    Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale Mospërfillje e gjykatës, i cili dyshim mbështetet në provat materiale si, deklarata në polici e të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit Feronit Shabani, njoftimi nga QP5 në Gjilan, me datë 16.04.202S, autorizimi i noterizuar për dhënien e pëlqimit, numër LRP.nr.472/2025, i datës 21.01.2025, revokimi i autorizimit të noterizuar, me numër LRP.nr.174/2025, i datës 19.03.2025, procesverbal mbi shqyrtimin kryesor, i datës 12.06.2024, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Aktgjykimi C.nr.1048/2023, i datës 20.12.2023, i Gjykatës Themelore në Gjilan, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit CA.nr.891/2024, i datës 24.04.2024, komunikimet elektronike në mes të policisë dhe njësisë së ILEC, të cilat prova paraqesin bazë të mjaftueshme për fillimin e hetimeve, duke përmbushur stadin mbi dyshimin e arsyeshëm, se e Arbenita Ismaili ka kryer veprën penale në fjalë.

    Organi i akuzës në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Ismailit, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në po këtë qytet më 10 korrik të këtij viti për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

    Sipas prokurores Rabije Sadiku, për këtë aktakuzë që ka siguruar Klan Kosova, ekziston dyshimi i bazuar se “nga muaji shtator i vitit 2024 në vazhdimësi, e pandehura me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, e merr, mban ose rrëmben, nga prindi fëmijën — vajzën N.Sh., në atë mënyrë që përkundër që me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan Divizioni Civil, të dëmtuarit — babait Feronit Shabani, i është besuar ushtrimi i të drejtës prindërore, e pandehura ka marrë vajzën është larguar nga Kosova, me qëllim të shkuarjes, në vendet e ndryshme të Evropës dhe Lindjes së afërt, kështu duke ja ndërprerë dhe duke ia pamundësuar kundërligjshëm të dëmtuarit babait të kujdeset për vajzën, ashtu që i dëmtuari nuk ka mundësi të ushtroj të drejtën prindërore e cila i është besuar nga gjykata, me c’rast e pandehura me veprimet e saj ka penguar ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit Kompetent mbi besimin e fëmijës në përkujdesje, ruajtje, zhvillim dhe edukim, veprime këto në kundërshtim me ligjin mbi familjen, në kundërshtim me vendimin e gjykatës të vitit 2024, e po ashtu edhe në kundërshtim me revokimin e autorizimit të datës, 22 korrik 2024”.

    Në këtë aktakuzë, Arbenita Ismajli është e ngarkuar edhe me veprën penale Mospërfillje e gjykatës, pasi që “më datë 02, 16 dhe 28 Gusht 2024, në Gjilan, në Qendrën për Punë Sociale, e pandehura, me dashje dhe me qëllim ha shkelur pajtimin gjyqësor në atë mënyrë që të dëmtuarit — babait Feronit Shabanit, përkundër se janë marrë vësh që i dëmtuari të ketë kontakt me fëmijën e përbashkët N.Sh. dhe atë dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë, ditën e premte nga ora 15:00 e deri ditën e hënë në ora 10:00, e gjithë kjo të bëhet përmes QPS në Gjilan, e po ashtu e mitura të kontaktoj me babën edhe gjatë festave shtetërore, zyrtare, fetare, pushimeve veriore dhe dimërore, ditëlindjeve dhe koha e kontaktit të jetë e barabartë, e pandehura ka treguar mosgatishmëri që t’i bindet vendimit në pajtimin gjyqësor të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Gjilan-Divizioni Civil”.

    Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.

    Po kjo prokurori, në qytetin e Gjilanit ka aktakuzë ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

    Sipas aktakuzës, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024. 

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.