Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Shoqatat e ish-të Burgosurve Politik dhe Shoqatat e Veteranëve të UÇK-së, duhet ta hiqin emrin e UDBA-shit Mehmet Loci nga Lista e ish-të Burgosurve Politik dhe nga Lista e Veteranëve të UÇK-së

    07/08/2024 19:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan Xhevat Hasani 06. 08. 2024

    Pas intervistës së Nimon Krasniqit dhe Ibish Nezirit dhënë gjatë gushtit të vitit 2024 moderatorit Ermal Panduri në TV-Dukagjini, me ç`rast ata i kanë treguar mizoritë e ish-UDB-shëve shqiptarë dhe sidomos mizoritë e UDBA-shit Mehemet Loci të ushtruara ndaj tyre në burgun e Pejës, derisa ata gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të kanë qenë të burgosur politik, ajo që do të duhej të bëhej menjëherë do të ishte që:

    1.Shoqatat e ish-të Burgosurve Politik duhet ta heqin emrin e UDBA-shit Mehmet Loci nga Lista e ish-të Burgosurve Politik.

    2.Shoqatat e Veteranëve të UÇK-së duhet ta heqin emrin e UDBA-shit Mehmet Loci nga Lista e Veteranëve të UÇK-së.

    3.UDBA-shi Mehmet Loci duhet t`u kërkojë falje publike viktimave të tij. Sa për dijeni të lexuesve duhet treguar se UDBA-shi Mehmet Loci, nuk i ka torturuar barbarisht dhe përtej kompetencave ligjore të atyre kohëve vetëm Nimon Krasniqin dhe Ibish Nezirin, por i ka torturuar barbarisht edhe shumë të burgosur tjerë politik të Pejës me rrethinë, përfshi edhe ish-Ministrin e Energjetikës të Republikës së Kosovës dhe akatualisht profesorin e historisë në Universitetin e Prishtinës z. Et`hem Çekun.

    Para disa vitesh edhe edhe veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare, z. Havë Shala, në një intervistë të saj të dhënë para një ekrani televiziv, ka treguar po ashtu për torturat e tmershme që janë ushtruar ndaj saj nga UDBA-shët e Pejës dhe sidomos nga UDBA-shi Mehemet Loci, derisa ajo gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të ka qenë e burgosur politike. Se kush kanë qenë UDB-ashët shqiptarë të Sigurimit të Shtetit Jugosllav, këtë e ka përshkruar shumë mirë z. Behxhet Shala në artikullin e tij me titull:Mehemt Loci duhet të shkoj te Blerim Isufi dhe jo te Ermal Panduri“.

    Përgëzoj moderatorin e të TV-Dukagjinit z. Ermal Pandurin për punën e tij atdhetare që po bënë, duke i nxjerrë nga anonimiteti torturat makabre të UDBA-shëve të ushtruara ndaj mijëra të ish-të burgosurve politik shqiptarë, gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të.

    Artikuj të ngjashëm

    “Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

    “Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

    “Mu pi krahërori, mu mbush dora gjak”- Emin Kelmendi përball dhunës së UDB-së

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.