Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor në Kosovë

    10/10/2024 17:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    10 Tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

    Këtë vit është vënë theksi tek lidhja jetike në mes të shëndetit mendor dhe punës.

    E për këtë, hulumtimi i fundit në Kosovë është bërë në vitin 2022.

    Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, tha për televizionin se niveli i stresit ka qenë diku 45%.

    “Kemi rritje të këtij fenomeni në të gjitha institucionet apo vendet e punës e në veçanti në institucionet shëndetësore. Në bazë të disa hulumtimeve që kanë bërë edhe shoqatat e ndryshme në Evropë niveli i stresit për shkak të punës është diku 25% ndërsa në hulumtimin e vitit 2022 që është i vetmi që është realizuar në Kosovë nga Shoqata e Infermierëve të Kosovës niveli i stresit ka qenë diku 45%”, tha ai.

    Kutllovci apeloi që të gjitha mediet të kenë kujdes në lidhje me lajmet që mund të nxisin përjetimin e frikës.

    Ndër të tjera, në këtë tryezë përveç psikiatërëve e psikologëve, ishte i pranishëm edhe specialisti i neuropsikiatrisë, Jusuf Ulaj, i cili vjen nga zyra e kryeministrit.
    “Në nivel qeveritar është duke u punuar edhe në këtë drejtim. Shërbimet e shëndetit mendor në vendin tonë janë më të përparuara sesa në vendet e regjionit. Për fat të mirë Kosova nuk ka spitale psikiatrike pra njerëzit që kanë probleme me shëndetin mendor trajtohen në komunitet”, tha ai.

    Ulaj tha se ligji për shëndetin mendor do të ndikojë për trajtimin më specifik për njerëzit që kanë probleme me shëndetin mendor.

    “Ligji për shëndetin mendor i cili i takon fushës sonë, janë punuar dy drafte deri tani, tani është drafti i fundit po ashtu është duke u rishikuar e po besoj që shumë shpejt do të kalojë në procedura të tjera, që ka me i trajtu në mënyrë më specifike sidomos problemet e trajtimit të pavullnetshëm të njerëzve që kanë probleme të shëndetit mendor”, tha Ulaj.

    Sipas burimeve të televizionit, Klinika e Psikiatrisë në QKUK gjendet në kushte të vështira, ku që nga ndërtimi i saj asnjëherë nuk është investuar në këtë objekt.

    Artikuj të ngjashëm

    “Kosova në Krizë” / Neglizhimi dhe mos trajtimi i shëndeti mendor po ushqen dhunën – Koha për Ndryshim është Tani!”

    Gjashtë shenja që tregojnë se duhet të shqetësoheni për shëndetin tuaj mendor

    Faktorë që ndikojnë tek shëndeti mendor

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.