Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ShBA për Armeninë: Kontribuon më shumë në KFOR se disa shtete të NATO-s e BE-së

    27/08/2025 17:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerevan ka bërë të ditur se Armenia mbetet një nga kontribuuesit më të mëdhenj nga shtetet jo-anëtare të NATO-s në misionin e KFOR-it në Kosovë.

    Në një postim në Facebook, ambasada njoftoi se atasheu ushtarak amerikan, koloneli Matthew Crowe, i përcolli lamtumirën një kontingjenti tjetër të Brigadës Paqeruajtëse Armene, i cili u nis për në Kosovë për të mbështetur misionin e NATO-s.

    “Që nga viti 2004, Armenia ka qenë një vend i përkushtuar në dërgimin e trupave në KFOR, duke treguar angazhimin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajon. Armenia vazhdon të jetë ndër kontribuuesit më të mëdhenj jo-anëtarë të NATO-s, duke tejkaluar madje disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


    Në njoftim u tha po ashtu se ky përkushtim i vazhdueshëm e bën Armeninë një partner të besueshëm në operacionet e sigurisë rajonale, ndërsa theksoi se ShBA-ja është krenare që mbështet rolin e saj në KFOR dhe në ndërtimin e partneritetit të fortë në fushën e sigurisë në Kaukaz.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump:Jam i zhgënjyer me Putinin

    SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë

    Trump ndez rrjetin me mesazh enigmatik: Bota do ta kuptojë së shpejti, asgjë s’mund ta ndalojë atë që po vjen

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.