Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Shaban Zeqiraj më sugjeronte të mos gaboja”, Berisha tregon momentet e marrjes në pyetje nga UDB-a pas arrestimit

    07/08/2024 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish i burgosuri politik, Fehmi Berisha, veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka ndarë detaje nga koha kur ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga UDB-a, shërbimi sekret jugosllav.

    Berisha në “Debat Plus” tregon se u arrestua më 31 mars, 7 ose 8 orë para fillimit të demonstratave në Podujevë, në vitin 1981, që me shokë të tjerë i kishte organizuar.

    “Grupi Revolucionar për Bashkim Kombëtar”, tregon Berisha, që ishte

    Gjatë hetimeve të vitit 1981, UDB-a kërkonte të zbulonte një grup më të madh, që sipas Berishës, nuk ekzistonte. “Grupi Revolucionar për Bashkim Kombëtar”, tregon Berisha që ishte grupi më ë cilin kishin vepruar ndaj regjimit serbo-jugosllav, që nga themelimi në vitin 1974.

    Hetuesit e parë të tij ishin Shaban Zeqiraj dhe Sabah Muhaxheri. Zeqiraj e kishte këshilluar Berishën që të mos bënte gabime gjatë hetimeve.

    “As gjatë hetimeve të 81 nuk është zbuluar grupi. Ata kërkonin një grup më të madh, që nuk ka ekzistuar… Hetuesi i parë ndaj meje ka qenë Shaban Zeqiraj – ka qenë sekret komiteti në komunë të Kamenicës, dhe Sabah Muhaxheri, që ka qenë i Pejës. Këtë kanë qenë dy inspektorët e parë, me ta kam kaluar një kohë të mirë. ky Shaban Zeqija ka qenë një burrë i mirë, unë nuk i kam besuar atij, por ai fillimisht ka qenë ka thënë se tortura fizike nuk ka, burrë çka del mbi këtë tavolinë, nuk kam qare pa i çuar të gjykatësi hetues. Në disa raste është përpjek, më dhënë sugjerim ku mos me gabu”, ka thënë Berisha në  “Debat Plus”.

    Berisha përmend një moment kur, në përpjekje për të qenë i sinqertë, kishte treguar për disa faqe dorëshkrimi nga libri i Ajet Haxhiut, “Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike e Kosovës” dhe Lahuta e Malësisë dhe se si, Zeqiraj kishte tentuar ta ndihmojë.

    “e ka bërë edhe praktikisht një herë gjest; Sabahu ish ul këtu, Sabahu të merre në pyetjet por ky ishte udhëheqësi, edhe e bëra unë një gabim të vogël, ky shkoj e kapi një najlon me gjësende që i kishin marrë atë nate që më kishin arrestua në shtëpi, edhe e derdhu mi tavolinë,  e shprazi që më pa unë çka kanë gjet në shtëpi dhe mos më bë unë ndonjë gabim. Ashtu e kapa unë. E bërë një gabim për arsye se i kisha nxjerr prej librit të Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike (Ajet Haxhiu) nja 20 faqe dorëshkrim… dhe Lahutën e Malësisë… edhe unë për tu treguar i sinqertë, pa më pyetur unë i tregova.

    E gjetën një flamur pa yll. Një rast e ngriti tonin, në të vërtet nuk e dija nga ka ardh. Bërtite pse ky yll pa yll, iu thash s’është i imi, ju e keni shti këtu. Të dytë u dhezën. Kur doli Sabahu, ky kërkoj falje, e ngrita tonin pak, por këtu asnjë njeriut nuk i besojmë”, ka shtuar Berisha

    Artikuj të ngjashëm

    “Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

    “Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

    “Mu pi krahërori, mu mbush dora gjak”- Emin Kelmendi përball dhunës së UDB-së

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.