Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

    31/08/2025 20:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se ngërçi në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi demokratik.

    Ai ka theksuar se kriza nuk pritet të sjellë paqëndrueshmëri të brendshme, por e pengon funksionalitetin e institucioneve dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik.

    Sipas tij, situata e dobëson Kosovën në dialogun me Serbinë, ndërsa hapi i parë i domosdoshëm është arritja e një marrëveshjeje për qeveri funksionale.

    Intervista e plotë e Serwer për RTK-në:

    Gazetarja: Si e interpretoni situatën aktuale në Parlamentin e Kosovës – është thjesht një mosmarrëveshje rutinë politike apo reflekton dobësi më të thella institucionale?

    Serwer: Kjo është një lloj mosmarrëveshjeje që haset shpesh në sistemet parlamentare. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.

    Gazetarja: Në çfarë mase kjo krizë ndikon në besimin e qytetarëve te demokracia dhe institucionet e shtetit?

    Serwer: E vlerësoni ju më mirë se unë nëse qytetarët janë realisht të shqetësuar. Nga jashtë, duket se shoqëria vazhdon të funksionojë normalisht.

    Gazetarja: Kosova shpesh është përshkruar si një “histori suksesi e demokracisë” në Ballkan. A rrezikojnë ngërçet e përsëritura politike ta dëmtojnë këtë imazh?

    Serwer: Pa dyshim, po. Për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar.

    Gazetarja: Cilat mund të jenë pasojat për stabilitetin e brendshëm të Kosovës nëse kriza vazhdon e pazgjidhur?

    Serwer: Nuk pres paqëndrueshmëri të brendshme si pasojë e saj.

    Gazetarja: Si ndikon kjo krizë parlamentare në pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë – a e dobëson apo e forcon qëndrimin e saj?

    Serwer: Dialogu, në fakt, është i pezulluar – jo vetëm për shkak të situatës në Kosovë, por edhe sepse Serbia nuk ka treguar gatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura më herët. Në këtë kuptim, kriza e dobëson Kosovën në përgjithësi.

    Gazetarja: A ka gjasa që Serbia ta shfrytëzojë këtë moment të mosmarrëveshjeve të brendshme në Kosovë për të avancuar agjendën e saj diplomatike?

    Serwer: Beogradi me gjasë do të tentojë. Megjithatë, gjendja e brendshme në Serbi është më pak stabile dhe më pak demokratike sesa ajo në Kosovë.

    Gazetarja: Si pritet ta interpretojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian këtë ngërç – si një sfidë të përkohshme apo si shenjë të problemeve afatgjata?

    Serwer: Unë nuk mendoj se kjo është pasqyrim i problemeve më të thella dhe afatgjata. Kosova ka pasur rotacion të pushtetit në mënyrë të përsëritur pa këtë lloj bllokade, e cila kësaj here është krijuar nga një rezultat zgjedhor i paqartë dhe politikanë kokëfortë.

    Gazetarja: A mund të ndikojë kjo situatë në përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe marrëdhëniet me aleatët perëndimorë?

    Serwer: Kosova nuk mund të bëjë përparim politik pa një qeveri të plotësisht funksionale. Përgatitjet për NATO dhe BE mund të vazhdojnë, por pa legjislacion të miratuar, shumë pjesë të acquis communautaire nuk mund të zbatohen.

    Gazetarja: Cilat do të ishin hapat më urgjentë që liderët politikë duhet të ndërmarrin për të rikthyer funksionalitetin dhe besimin në institucione?

    Serwer: Ardhja në një marrëveshje për formimin e një qeverie funksionale dhe të fuqizuar është hapi i parë i domosdoshëm.

    Gazetarja: Duke parë përpara, a besoni se Kosova ka kapacitetin të forcojë kulturën e saj demokratike dhe të shmangë kriza të ngjashme në të ardhmen?

    Serwer: Po. Demokracia nuk zhvillohet brenda natës, dhe çdo demokraci përballet me sfida. Edhe Shtetet e Bashkuara sot po përballen me disa sfida shumë serioze.

    Artikuj të ngjashëm

    Basha i mbyll komentet në Facebook, s’i lejon qytetarët t’i komentojnë

    Mbledhja e Kryesisë e takimi me Presidenten, Kuvendi citon Bashën në njoftim: Kam përgjegjësi ta funksionalizoj Kuvendin

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.