Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    SBASHK-u në Ditën Botërore të Mësuesit thotë se nuk gjeti arsye për festë

    05/10/2024 19:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në Ditën Botërore të Mësuesit ka thënë se mësuesi në Kosovë, në 5 tetorin e këtij viti nuk gjeti arsye për festë.

    “Pagat e kolegëve të tyre në shtetet e rajonit shënuan rritje të dukshme e mësuesi në Kosovë mbeti duke u përballur me sfidat e kohës e me përpjekjet për të lidhur fillimin e muajit me fundin. Madje, më keq se kjo mësuesi në Viti nuk mori fare as atë pagën, që është më e ulta krahasuar me shtetet e rajonit, dhe u desht që përfaqësuesit e  tyre të dalin para Qeverisë në ditën e 4 tetorit, pikërisht para ditës botërore të mësuesit, jo për të festuar por për të kërkuar, tani jo rritje page, po pagën e muajit shtator”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

    Tutje theksohet se mësuesi në Kosovë ende është pa rritje page, pa Kontratë Kolektive të arsimit e pa shumë kërkesa të realizuara e nën presion se ajo që i ndodhi mësuesit në Viti mund t’u ndodh në muajin e ardhshëm edhe mësuesve në shumë komuna të tjera.

    “Mësuesi në Kosovë është mësuar me sfida e me telashe pa fajin e tyre, por me dinjitet kanë festuar 7 Marsin – ditën kombëtare të mësuesit.E kujtojnë edhe ditën botërore bashkë me 11 milionë kolege e kolegë në Evropë dhe me 32 milionë kolege e kolegë në tërë botën nga të cilët kanë pasur dhe kanë mbështetjen e tyre. E kjo mbështetje u erdhi para dy ditëve edhe një herë nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës”, thuhet tutje në komunikatë

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.