Në Shtëpinë e Bardhë ka nisur ardhja e liderëve për takimin e Presidentit të ShBA’së, Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Deri tani kanë arritur Shefi i NATO’s, Mark Rutte dhe Presidentja e KE’së, Ursula Von Der Leyen, shkruan Reporteri.net.
Pritet edhe ardhja e Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Keir Starmer, Giorgia Meloni.
Ata do t’i bashkohen takimit të Trump me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të folur lidhur me përfundimin e luftës ruse në Ukrainë.
Para takimit, Trump ka shkruar se do të jetë “një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë”.
“Kurrë nuk kemi pasur kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën!!” ka shkruar Trump





