Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së

    22/05/2025 11:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për krizën politike në Kosovë, duke kujtuar se ngërçi aktual jo vetëm që pengon formimin e qeverisë, por mund t’i kushtojë vendit qindra miliona euro fonde nga BE-ja dhe Banka Botërore, në një kohë kur ekonomia është në pasiguri të thellë.

    “Deputetët po mblidhen çdo 48 orë që nga mesi i prillit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por kandidatja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 54 nga 61 votat e nevojshme,” shkruan Reuters, ndërsa tutje citohen ekspertë që paralajmërojnë se dështimi për të zgjedhur kryetarin mund të shtyjë ose anulojë fonde të rëndësishme nga BE-ja dhe Banka Botërore për sektorë si shëndetësia, arsimi dhe energjia e gjelbër.

    Raportohet se duke folur për agjencinë, Lulzim Rafuna, kreu i Odës Ekonomike, ka thënë se, “ka projekte dhe kredi me vlerë 700-800 milionë euro që janë pezull për shkak të krizës”, duke shtuar tutje se “bizneset janë në pasiguri për reformat, politikat fiskale dhe taksat”.

    Reuters më pas ka shkruar për komentin e zëvendëskryeministrit në largim, Besnik Bislimi, i cili tha se fondet nuk do të humben dhe se kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin për të votuar financimet. Ndërsa, përmendet edhe intervista e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë për RTK-në, ku thuhet se “pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri nuk ka treguar gatishmëri për të ndryshuar kandidaten”.

    Tutje, duke shkruar për komentin e Kurtit dhënë në intervistë: “Ata (opozita) nuk besojnë që unë i kam 61 vota për t’u bërë kryeministër, dhe unë po ju them: më testoni,” Reuters ka vënë në pah se kryeministri në detyrë nuk e ka sqaruar se “si pret të sigurojë votat për të formuar qeverinë, kur nuk po arrin as t’i sigurojë ato për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.”

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.