Ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik po vazhdojnë të përcjellin nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, si pasojë e rreshjeve të pandërprera të shiut.
Nga kjo kompani, bëjnë të ditur se në të gjitha burimet ka klorinim të nevojshëm dhe vëzhgim të gjendjes pandërprerë, transmeton klankosova.tv.
‘’Në përditësimin e mbrëmjes, (të orës 19:00), konstatohet se situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje sërish, që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të ujit, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar.
Në bazë të raporteve nga terreni thirrja vazhdon të vlejë posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.
Poashtu gjatë këtyre 24 orëve, ekipet e kompanisë kanë kryer dhjetëra intervenime të lirimin e pusetave dhe kanalizimeve nëpër zonat e prekura që janë nën kompetencën e kompanisë.
Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani mbetet në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, për të ofruar mbështetje dhe koordinim të plotë në rast të paraqitjes së nevojës për kapacitete intervenuese shtesë.
Sipas IHMK-së reshjet pritet të vazhdojnë edhe në fillimjavë andaj edhe masat tona të gatishmërisë mbeten në fuqi.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë






