Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qalaj: Është koha që Kurti të shkojë në shtëpi, sa më shpejt që është e mundur

    24/11/2022 14:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thotë se askush nuk e dinë se sa do të jetë jetëgjatësia e këtyre targave, marrëveshja e të cilave u arritë dje në Bruksel.

    Qalaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë të transparencës në lidhje me situatën e fundit në veri të Kosovës.

    “Sa do të jetë jetëgjatësia e targave nuk e dinë askush, ashtu siç nuk është në dijeni askush se çka u bisedua dhe cili është qëllimi i marrëveshjes. Sipas informatave, prap do të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel”, tha Qalaj, për Gazeta Blic.

    Duke marrë parasysh deklaratat e Kurtit për heqjen e të gjitha targave “KM” nga Kosova dhe tash arritja e marrëveshjes për të njejtën çështje, Qalaj thotë se nuk është asgjë për t’u habitur, pasi sipas tij Kurti gjithmonë bie ndesh me qëndrimet e tij sa ishte opozitë.

    Qalaj e ka quajtur Kurtin të paaftë, teksa kërkon që sa më shpejt të largohet nga pushteti.

    “Nuk është asgjë e re që Kurti po ndryshon fjalët dhe qëndrimet dhe mua nuk më habit fare asnjë veprim i kryeministrit, që realisht po bie ndesh me qëndrimet e tij në të kaluarën, ai është një lojtar i ri në politikë dhe e ka pa se është e vështirë të udhëhiqet vendi, ata janë në praktikë e cila po zgjat afro dy viteve. Unë mendoj se është koha që z.Kurti të shkojë në shtëpi, sa më shpejt që është e mundur sepse është i paaftë në qeverisjen e këtij vendi”, tha Qalaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Seanca e 48-të me radhë, Qalaj: S’po shoh sinjal për ndryshim

    Qalaj i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës

    Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet, por të mos krijohen probleme me partnerët tanë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.