Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Prashikimi i fatit për ditën e sotme

    09/08/2024 22:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dashi

    Kjo ditë është ideale për ta kaluar në relaks të plotë. Duhet të rikuperoni energjitë lidhur me projektet e reja, të cilat do ju gjejnë shumë të ngarkuar. Dashuria do të kalojë në plan të dytë por mos u dekurajoni, parashikohen mundësi të mira për të zyrtarizuar një histori.

    Demi

    Në këtë moment duhet të shmangni kategorikisht çdo kontakt me persona negativ, të cilët mund t’iu përkeqësojnë humorin, pasi nuk jeni në pozitën për të humbur kohë me debate të kota. Kjo e shtunë parashikon mundësi shumë të mira për takime të reja.

    Binjakët

    Do t’iu duhet të përballeni me disa çështje burokratike, të cilat do ju marrin shumë kohë. Në dashuri është e rëndësishme që të jeni të sinqertë dhe të kuptueshëm. Nëse ka pyetje të cilave nuk iu jepni dot përgjigje, flisni hapur me partnerin/en.

    Gaforrja

    Kjo ditë do ju gjejë dembelë dhe të tërhequr, ndoshta për shkak të mungesës së stimujve të duhur. Megjithatë ka shumë mundësi që të mbyllni negociata të mira. Nga pikëpamja sentimentale do të jeni gati për të përballur disa kritika me partnerin/en.

    Luani

    Dashuria do ju gjejë të qetë dhe të lirshëm dhe kjo freski, do ju bëjë mirë, pas ditëve të fundit të mbushura me tension. Lërini mënjanë problemet e punës dhe përqendrohuni vetëm në çështjen sentimentale.

    Virgjëresha

    Këshillohet që gjatë kësaj dite të bëni kujdes me shpenzimet. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm lidhur me realizimin e një projekti të ri, pasi një keqorganizim mund t’iu sjellë mjaft dëme.

    Peshorja

    Mundohuni që në vendin e punës të jeni më kurajoz dhe të tregoni më shumë aftësitë tuaja. Shpesh prireni të ruani një profil të ulët, por intuita juaj do ju dhurojë kënaqësi të mëdha.

    Akrepi

    Parashikohen mundësi shumë të mira për tu përfshirë në një strategji të rëndësishme në vendin tuaj të punës. Do të jeni shumë realist dhe do të parandaloni të papritura të mundshme.

    Shigjetari

    Kjo fundjavë do ju gjejë tejet euforik, ku parashikohet të ketë konfirmime dhe zhvillime të rëndësishme profesionale, shkruan noa.al. Mundohuni vetëm që të mos lini pas dore jetën tuaj sentimentale.

    Bricjapi

    Do të jeni të mbushur me një frymë pozitive interesante, e cila do ju lejojë që të bini në sy mbi të tjerët dhe të mos jeni nervoz. Bëni kujdes me stresin dhe lodhjen e tepërt.

    Ujori

    Ka shumë mundësi që të arrini rezultate të mëdha dhe kjo do të jetë shpërblim, për angazhimin që keni treguar lidhur me një projekt të ri. Kjo e shtunë do të jetë mjaft e turbullt nga pikëpamja sentimentale. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft sentimentale.

    Peshqit

    Duhet të kaloni më shumë kohë cilësore në shoqëri me familjen tuaj dhe partnerin/en. Kështu që për këtë arsye duhet të jeni të mirëorganizuar lidhur me punën. Një zgjim i ri interesi, do ju lejojë që të përballoni çdo problematikë të punës.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.