Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Përfundon intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

    21/11/2022 14:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka përfunduar intervistimi i pesë kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës. Secili nga kandidatët për mandat dy-vjeçar, kanë prezantuar planin e tyre prej 20 minutash, ku më pas anëtarët e këshillit drejtues kanë vijuar me pyetjet edhe për 20 minuta të tjerë.

    Ndryshimi i statutit, rishikimi i kodit etik, modernizimi i UP-së dhe zgjidhja e çështjes së doktoraturës, kanë qenë disa nga prioritetet e kandidatëve për rektor. Pas intervistimit, në orën 14:30 fillon procesi i votimit për zgjedhjen e rektorit.

    Puna e parë e kandidatit të parë të intervistuar, But Dedaj, deklaroi se do të jetë stabizilimi i gjendjes së Universitetit të Prishtinës.

    “Puna e parë është stabilizimi i gjendjes dhe ajo nënkupton së pari zyret e administratës nuk duhet të funksionojnë me UD. Angazhimi i menjëhershëm duhet të jetë promovimi pak më shumë i programeve tona në Kosovë, duhet me i tërheq studentët, numri i studentëve ka rënë drastikisht. Dhe duhet angazhim i menjëhershëm i ndryshimit të statutit dhe gjitha rregulloreve”, ka theksuar ai.

    Ndërkaq, Ermir Rogova ka nisur prezantimin me thënien e Naim Frashërit “Dhe dritë e diturisë përpara do na shtjerrë”.

    Ai ka prezantuar para anëtarëve të këshillit drejtues, planin dhe vizionet e tij në rast se merr pozitën e rektorit të UP-së.

    “Misioni im është sigurimi i zhvillimit, përparimit dhe modernizimit të UP-së në aspektet e arsimimit akademik, kërkimeve shkencore krijimtarisë artistike, këshillimeve profesionale dhe fushave të tjera të veprimtarive akademike, sipas praktikave më të mira. Me këtë do të përmirësohet ndjeshëm pozita në renditjen botërore, prej 3000 në 1500”, ka thënë ai.

    Kandidati për rektor të UP-së, Ilir Tolaj në prezantimin e tij 20 minutësh ka deklaruar se duhet të rishikohet kodi etik dhe Universiteti i Prishtinës të ketë kritere të veta për plagjiarizëm.

    “Tema kryesore e çdo programi do të jetë plagjiarizmi. Ka nevojë te rishikohet kodi etik. UP duhet të ketë kritere të veta për këtë kategori. Përcaktimi i kritereve për plagjiarizëm nga ekspertët e UP-së, e jo nga OJQ e palë tjera joprofesionale. Në mënyrë që të arrijmë atë që synojmë duhet të digjitalizojmë procedurat”, tha ai.

    Qerim Qerimi, i cili është po ashtu kandidat për rektorin të UP-së, ka prezantuar prioritet e tij, ku tha se është urgjente ndryshimi i statutit.

    “Krijimi i një grupi punues për rishikimin dhe hartimin e një statuti të ri në mënyrë urgjente. Ka nevojë që të ri-konceptohen përbëria përgjegjësitë e zëvendësrektorit të UP-së… Duhet që ata që shërbejnë në krye të përgjegjësive për menaxhimin e UP-së, duhet të kenë përgjegjësi të ndryshueshme dhe në pajtim me programin dhe në atë çfarë janë nevojat tona dhe cilat janë sfidat tona. Unë propozoj që të ketë një zëvendësrektor për çështje të personelit akademik, të integritetit akademik, një që do të ndihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me çështjet e etikave që janë të lidhura me programin që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve se rekrutimit, të zhvillimit të anëtarëve të personelit akademik”, u shpreh ai.

    Para anëtarëve të këshillit drejtues, kandidati Sefer Avdiaj ka përmendur dy prioritetet në rast se merr mandatin dy vjeçar të rektorit.

    “Për mua e para do të jetë çështja e doktoraturës. Kriteret që janë vendosur janë goxha sfiduese që të plotësohen dhe zgjidhja e problemit të doktoratuës. Dhe e dyta digjitalizimi i administratës”, ka përfunduar ai.

    Zgjedhja e rektorit të ri, vjen pas shkarkimit të ish-rektorit Naser Sahiti nga Këshilli Drejtues

    Artikuj të ngjashëm

    Fillon zyrtarisht edicioni i parë i “Ditëve të Historisë” në UP

    Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani

    Universiteti i Prishtinës renditet në top 10 mes 1362 universiteteve në konkursin ndërkombëtar të Arkitekturës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.