Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Peci jep detaje për ndarjen e subvencioneve për bujqit

    28/08/2022 14:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilllimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mbajti një konferencë për media përmes së cilës njoftoi se për një periudhë dy javore MBPZhR-ja ka proceduar për pagesë gjithsej 24.9 milionë Euro për bujqit përfitues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022/ Subvencione. 

    Peci ka deklaruar se nga mjetet e ndara nga subvencionet kanë përfituar 16,593 aplikues.

    Teksa shton se edhe në vijim do të vazhdohet me procesimin e mjeteve për përfituesit e tjerë në kuadër të këtij programi.

    Gjithashtu, Ministri Peci me këtë rast njoftoi se është mbyllur periudha e aplikimit për Programin për Zhvillim Rural / Grante në bujqësi në vlerë prej mbi 26 milionë euro dhe nga mesi i javës që vijon, “do të fillojmë me procesin e vlerësimit të projekteve”.

    “Duke patur për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve të granteve, MBPZhR në bashkëpunim me CIVIKOS-in ka hapur thirrjen për anëtarë të shoqërisë civile, të cilët do ta monitorojnë këtë proces. “Thirrja është e hapur deri me datë 31 gusht, andaj ju ftoj që të bëheni pjesë e këtij procesi, për të mbrojtur e garantuar kështu vlerësimin meritor për të gjithë të involvuarit në proces”, shtoi Ministri Peci.

    “MBPZhR-ja, përmes njoftimeve të shumta për kultivuesit e grurit ka bërë thirrje që dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00. Pagesa për këtë kategori, në vlerë prej 0.03 €/kg, do të realizohet pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës së grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.

    Vlen të theksojmë se thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e parë për qumështin sipas cilësisë, therrjet e raportuara, akuakulturë dhe e viçave për majmëri ka përfunduar me datë 19.08.2022 dhe numri total i aplikuesve është 1,414 fermerë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Peci: Mërgata jonë është kategoria më brilante e kombit me vepra patriotike

    Peci për garën në Mitrovicë: S’e kërkova kandidaturën – vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

    Si mund t’ia hap Prokuroria telefonin Pecit – Koci: Merr urdhër nga gjykata dhe kërkon ekspertizë teknike

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.