Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani: Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit tonë dhe aleatëve

    22/10/2021 12:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    180 rekrutë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë betuar në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

    Presidentja Vjosa Osmani, tha se FSK po forcohet çdo ditë edhe në shumë. Komandantja supreme ka garantuar se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit, të aleatëve amerikanë e evropianë.

    Tutje ajo tha se këta ushtarë duhet ta bartin me krenari këtë uniformë, pasi sipas saj, është derdhur gjak për të.

    “Sot është ditë e veçantë për shtetin tonë sepse prej sot FSK po forcohet me djem e vajza. Prej sot shteti ynë është më i fortë, janë ushtarë të shtetit tonë për shtetin tonë të pacenueshëm. Si komandante jam krenare që po e shoh ushtrinë tonë, e cila është në krah me ushtritë aleate”.

    “Historia jonë është përplot gra e vajza, te cilat e bartin uniformën e të cilat duhet që ky nunër të rritet. FSK do të jetë ndërvepruese me partnerët tanë ndërkombëtar. Ju jeni sot këtu për tu dalë në ballë sfidave”.

    “Ushtarët tanë do të jenë aty ku cenohet e drejta dhe siç e dini që FSK-ja është në proces dhe ju ushtarë duhet ta dini se po bartni një uniformë të një shteti që është derdhur gjak”, tha Osmani.Në këtë ceremoni kanë marrë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë, raporton EO.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.