Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani i kundërpërgjigjet ashpër Borrellit për aksionin e Policisë

    20/10/2021 17:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë ashpër kundër disa pikave në Raportin e Progresit të këtij viti që Komisioni Evropian e ka hartuar për arritjet dhe ngecjet e Kosovës dhe disa qëndrimeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me veriun e Kosovës. Në një konferencë për media, Osmani kërkoi nga zyrtarët evropianë që t’i përkrahin aksionet kundër krimit dhe jo t’i kundërshtojnë ato.

    Osmani citoi se KE në Raport thekson se për Kosovën mbretet sfidues luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe mungesa e lirisë së shprehjes në veri të vendit. Duke cituar po ashtu Raportin e Progresit që sugjeron se duhet të merrem masa shtesë për t’i luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë korrupsionin dhe pikëkalimet ilegale të kufirit, Osmani tha se zyrtarët e BE-së duhet ta përkrahin Kosovën në këto çështje në të ardhmen.

    “Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së që t’u qëndrojnë besnikë këtyre deklaratave, në mënyrë që saherë që institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës ta luftojnë krimin dhe kontrabandën në çdo cep të vendit tonë, përfshirë në veri, ta kemi përkrahjen e jo kundërshtimin e tyre”, tha Osmani.

    “Qëndrimi im si presidente në lidhje me këtë është tashmë i qartë. Në luftë me krimin dhe korrupsionin nuk ka asnjë kompromis dhe kjo është dëshmuar tashmë”, theksoi presidentja.

    Ajo u shpreh se shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë “deklarata të njëanshme e të pabazuara”, duke iu kundërpërgjigjur kështu Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Kosova duhet të mos marrë “veprime të njëanshme”, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

    “Shpresoj që në të ardhmën, zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet e të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës. Mua më vjen mirë që sot ka pasur reflektim. Unë e mirëpres deklaratën e Z.Blinken….”, deklaroi Osmani.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.