Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    OpenAI tani ju mundëson që të mos ruani historinë e bisedave që bëni me ChatGPT-n

    26/04/2023 10:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    OpenAI tani ju jep mundësinë për të çaktivizuar historinë tuaj të bisedës kur përdorni chatbotin e tij ChatGPT.

    Siç shpjegohet në një postim në blog, OpenAI thotë se nuk do t’i ruajë bisedat tuaja të mëparshme kur e çaktivizoni ruajtjen e bisedës dhe as nuk do t’i përdorë ato biseda për të ndihmuar në trajnimin e modeleve të tij të Inteligjencës së Artificiale.

    Megjithatë, kompania do të ruajë bisedat e reja me ChatGPT-n deri në 30 ditë për të “monitoruar situatën nëse bëhet fjalë për abuzim”, përpara se t’i fshijë ato përgjithmonë. Gjithashtu, kompania tha se cilësimet nuk do të zbatohen për bisedat ekzistuese kur  e keni pasur historikun e aktivizuar të bisedave, që do të thotë se OpenAI mund t’i përdorë ende ato për trajnimin e modeleve.

    Mund të rregulloni cilësimet e të dhënave tuaja duke hyrë në llogarinë tuaj të ChatGPT-s dhe më pas duke zgjedhur tri pikat afër e-mail adresës tuaj në këndin e mëposhtëm majtas të ekranit. Nga këtu, klikoni në Settings, pastaj Data Controls, dhe pasi të klikoni në butonin “Show” e keni opsionin “Chat History and Training”, djathtas shihet butoni ku mund të çaktivizoni ruajtjen e bisedave.

    Ju gjithashtu e keni mundësinë të klikoni në opsionin Export Data që përmban informacione tuaja të mbledhura nga ChatGPT.

    Pasi të keni çaktivizuar historikun tuaj të bisedës, do të vini re se asnjë nga bisedat tuaja të reja nuk ruhet në shiritin tuaj të historisë në anën e majtë të ekranit. 

    Artikuj të ngjashëm

    ChatGPT po shkurton stafin e mediave në botë, por a mund ta bëjë punën e gazetarëve shqiptarë?

    Krijuesi i ChatGPT: Kam frikë se inteligjenca artificiale po shkon në rrugën e gabuar

    Shtëpia e Bardhë kërkon mbrojtjen e publikut nga inteligjenca artificiale

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.