Në ora 08:00 të 22 nëntorit 2022, pritet që Policia e Kosovës të filloj me shqiptimin e gjobave për të gjithë qytetarët që kanë makina me targa ilegale serbe.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Radio Evropën e Lirë.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim të parë si masë qortuese dhe pas kësaj gjobitëse për vozitësit me targa ilegale.
Ndërsa faza e tret në lidhje me targat, parashihet të jetë vendosja e disa targave provuese.
Qeveria e Kosovës, kishte njoftuar se pas datës 21 prill të vitit 2023 në vend nuk do të ketë asnjë makinë me targa ilegale.






