Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025

    02/09/2025 16:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e njofton opinionin publik se ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025 dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura.

    Ministria rikujton opinionin e gjerë se edhe në periudhën që pason nuk është zvogëluar rreziku nga shfaqja e zjarreve në hapësira të hapura. Qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, pasi për shkak të temperaturave të larta rreziku i shfaqjes së zjarreve në hapësira të hapura ende mbetet i madh.

    Është me rëndësi thelbësore që opinioni publik t’i kuptojë rreziqet, si dhe pasojat nga shfaqja e zjarreve në hapësira të hapura dhe me sjelljen e tij të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, pra të mjedisit jetësor, pronës dhe komuniteteve në tërësi.

    Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore, personave fizikë të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, sipas nenit 106 të Ligjit për Pyjet, do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë denare.

    Artikuj të ngjashëm

    Zjarri shpërthen në një deponi ilegale të mbeturinave në Shkabaj

    36 vatra zjarri të dielën në vend, 4 ende aktive

    Shpërthimi i flakëve, Kosova në “luftë” me 9 vatra zjarri

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.