Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Molliqaj për fjalët e Kurtit për diasporën: Rrehja shpinën, kapja votën

    10/11/2024 17:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti nëpër tubimet zgjedhore jashtë Kosovës, tek mërgata.

    Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka përshkruar diskursin e Kurtit me diasporën me shprehjen “rrehja shpinën, kapja votën”.

    “Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa. Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parazitë.

    Një diskutim i vërtetë me diasporën është i nevojshëm. Ajo është shumë e rëndësishme për ta lënë të instrumentalizuar kështu”, ka deklaruar Molliqaj.

    Kurti përgjatë ditës ekzaltoi mërgatën përmes lavdatave. Ai i quajti ata më patriotët e më punëtorët në mesin e shqiptarëve. Ua citoi edhe figurën e madhe shqiptare, Faik Konicën.

    “Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës nga fillimi i shekullit të kaluar. Pra, ky shkrimtar e gazetar, diplomat e intelektual e kritik letrar i mirënjohur i kombit tonë shkruante se: Të gjitha ndryshimet politike kanë pasur përherë dy faktorë: Emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur brenda vendit. Ky është kombinimi fitues për shtetin tonë, për kombin tonë”, deklaroi Kurti.

    “Jo vetëm patriotët më të devotshëm, jo vetëm punëtorët më të mëdhenj, por sot edhe studentët më të shkëlqyeshëm i kemi në diasporën tonë.

    Kur themi që ne atje jemi brenda e ju jeni jashtë, nuk jemi tamam të sigurt për këtë. Meqenëse, nëse i ke patriotët më të mëdhenj, punëtorët më të devotshëm dhe mendjet më të ndritura jashtë, pra edhe zemra edhe muskujt edhe truri atëherë njëmend lind pyetja se kush është jashtë e kush është brenda. Ndoshta ne që jemi atje brenda jemi më jashtë, e ju që jeni jashtë jeni më brenda se ne atje”, deklaroi pos tjerash shefi i Qeverisë

    Artikuj të ngjashëm

    Molliqaj për rrengun që ra Kurti: “Fliste ‘Shkup e Shkodër’ prej vetëbesimit qe ka për fuqinë e tij për të impresionuar

    Molliqaj: Një rajon i tërë ka mbetur peng i përteses së Liburn Aliut

    Molliqaj: Krejt na kemi faj, veç këta të pushtetit janë melaqe

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.