Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mehaj takoi kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer

    22/11/2022 12:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqin kanë takuar edhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.

    Me këtë rast, Ministri Mehaj ka njoftuar Admiralin Bauer për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, duke theksuar mbështetjen e Kosovës, si anëtare e Grupit të Kontaktit në Mbrojtje të Ukrainës, me qëndrimin për të në të drejtën e plotë për të mbrojtur territorin dhe popullin e saj.

    Ndër të tjera, Ministri Mehaj njoftoi se Kosova ka ofruar ndihmën e saj në fushën e trajnimeve për Ukrainën në fushën e kërkimit shpëtimit, deminimit dhe në HAZMAT, transmeton Klan Kosova.

    Në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, ai njoftoi Admiralin Bauer që jemi në koordinim të plotë me KFOR-in dhe partnerët tanë.

    “Ne jemi duke ngritur kapacitet tona vazhdimisht, duke qenë të aftë jo vetëm ta mbrojmë vendin por edhe të marrim pjesë në misione paqeruajtëse me partnerët tanë ku do që kërkohet. Synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE, të gjitha prokurimet tona realizohen me standarde të NATO-së dhë në bashkëpunim të ngusht me NALT. Gjithashtu jemi duke vazhduar përgatitjet për “Defender 23″ ushtrimi më i madh fushor. Bashkëpunimi ynë do të jetë gjithmonë në nivelet më të larta.” tha ndër të tjera, Ministri Mehaj në takimin me Admiralin Bauer.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria gjermane miratoi propozimin për të inkurajuar shërbimin ushtarak vullnetar

    Komanda ajrore e NATO-s thotë se avionë luftarakë gjermanë u ngritën në ajër nga Rumania

    Presidenti turk dhe shefi i NATO-s diskutojnë mbi garancinë e sigurisë së Ukrainës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.