Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    MAShTI për ndryshimin e çmimeve të librave: Shqetësimet janë adresuar në Inspektoratin e Tregut

    03/09/2025 18:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe koordinatorët e verifikimit në shkolla, po e monitoron procesin e subvencionimit me tekste dhe materiale shkollore për të gjithë nxënësit.

    MAShTI tha se bazuar në Udhëzimin Administrativ 13/2026, nxënësit nga klasat e 6-ta deri në të 9-ta nuk kanë nevojë të blejnë tekste shkollore, pasi sipas tyre, ato bartën nga gjenerata e kaluar.

    “Menaxhimin e këtij procesi e ka bërë secila shkollë dhe, sipas raportimeve të komunave, ai është zhvilluar me sukses”.

    “Çdo detyrim i prindërve për të blerë tekste për nxënësit e këtyre klasave është i paligjshëm. Subvencioni prej 80 eurosh është i destinuar vetëm për blerjen e fletoreve dhe materialeve të tjera shkollore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, MAShTI tha se për sa i përket ndryshimeve të çmimeve të paraqitura në kopertinat e teksteve shkollore, shqetësimet janë adresuar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

    “Sa i përket ndryshimeve të çmimeve të paraqitura në kopertinat e teksteve shkollore, sqarojmë se MAShTI nuk ka pasur rol në përcaktimin e tyre, pasi nuk ka pasur proces tenderimi dhe rrjedhimisht as negocim të çmimeve. Këto shqetësime tashmë janë adresuar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (në kuadër të MINT) dhe në Autoritetin e Konkurrencës”.

    “Çdo tendencë për manipulim apo përfitim të paligjshëm nga shtëpitë botuese do të trajtohet nga këto organe përkatëse, duke u ndërmarrë masat e nevojshme në kuadër të legjislacionit në fuqi”.

    “Lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e komuniteteve joshumicë dhe për nxënësit me kujdestar ligjor, theksojmë se, ashtu si në vitet e kaluara, subvencioni është i garantuar për çdo nxënës që ndjek mësimet në institucionet e Republikës së Kosovës. Qëllimi ynë i përbashkët është që të mos mbetet asnjë nxënës pa tekste shkollore”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo ministri tutje u shpreh se këtë vit janë shtuar masat e verifikimit për përfituesit e subvencionimit të teksteve shkollore, duke garantuar, sipas tyre, që askush të mos përfitojë pa u verifikuar.

    “Për vitin aktual, MAShTI ka shtuar masat e verifikimit përmes moduleve shtesë, ku koordinatorët e shkollave inspektojnë dhe verifikojnë secilin nxënës në shkollën përkatëse, duke garantuar që askush të mos përfitojë pa u verifikuar”.

    Artikuj të ngjashëm

    Nesër mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës

    Për gjashtë ditë u pranuan 144,337 aplikime për subvencionim të teksteve shkollore, Nagavci: Procesi po zhvillohet pa pengesa

    Arbërie Nagavci ia ngatërron titullin Agjencisë për Akreditim, e quan Agjencia e Akreditimit të Kosovës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.