Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve që liberalizimi i vizave për Kosovën mund të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024.
Në një postim në Facebook, Pacolli këtë vendim e ka quajtur turp dhe e ka parë si mos respekt për qytetarët kosovarë, shkruan lajmi.net.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën vetëm në janar 2024 është e tepërt!! Pa asnjë respekt për qytetarët kosovarë, në mes të Evropës, qytetarë që vazhdojnë të mbahen të mbyllur, pa asnjë arsye. Gjithë kjo shtyrje e pritje për qejfin e dikujt që Kosovën as nuk e ka njohur si shtet të pavarur. Sinqerisht turp!! Tani mos të flasim për vlera demokratike. Qytetarët e Kosovës do të presin edhe një vit por çka do të ndryshon, çka do të jetë ndryshe pas një viti?”, ka shkruar Pacolli.
Lidhur me këtë çështje, Pacolli e përfshiu edhe Shqipërinë.
Postimi i plotë i tij:






