Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Labi i shkruan letër Kurtit, i kërkon ta emërojë Ministër të Shëndetësisë

    21/10/2021 17:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri i ka drejtuar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Në të, Labi i kërkon Kurtit që atë ta emërojë ministër të Shëndetësisë nëse Arben Vitia fiton zgjedhjet në Prishtinë.

    Madje ai shprehet i bindur se do ta kryej punën e ministrit më mirë se çdokush që ka qenë në këtë post në 20 vitet e fundit.

    “I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

    Si ministër i shëndetesisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë , besimin në shëndetesi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme!

    Lexojeni se nje ditë do të semuremi edhe ne….

    I nderuar Kryeministër, meqënëse ju jeni aty në vendin e merituar, mendoj se edhe duhet të keni afër njerëz, të cilët e kanë vullnetin të punojnë siç duhet për vendin dhe qytetarët!

    Deri më tani, kam pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato edhe më të rëndat.

    E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!

    Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.

    I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite!

    I dashur njeri me këmbë në tokë, do të punoja pa pagesë e pa asnjë fitim, vetëm qytetarët tanë, bashkëvendasit tanë, populli ynë, të kenë besim në shëndetësi, për mundësi trajtimi në vendin tonë.

    Ju e dini shumë mirë që sot, qytetarët nuk e kanë besimin në shëndetësi, e në anën tjetër paratë i dërgojmë në Turqi, Itali e Maqedoni.

    Pra, ne jemi vetëm në humbje, madje çdo ditë e më shumë, dhe krejt në fund, askush nga semundjet e rënda nuk gjen shërim!

    Me mua, nuk do të largohet asnjë mjek apo specialist nga Kosova e nuk mund të ndodhë asnjë keqpërdorim në institucionin e shtetit pra në ministri e as në institucionin e popullit pra në spitale.

    Populli është lodhur shumë me fjalë e zgjedhje çdo dy tri vjet, sot kërkohet më shumë punë e më pak fjalë.

    Kushdo që e konsideron këtë kërkesë nga ana ime, si një hiç asgjë, le t’a din mirë që edhe ata, kudo qofshin në parti politike e kudo jetofshin në Kosovë, do t’a kenë nevojën për një trajtim dinjioz nga ana ime, pavarësisht faktit se bëhëm apo nuk bëhem udhëheqës i këtij institucioni sot!

    Në vendin tonë e për popullin tonë, do të sillja donacione nga e gjithë bota, sepse puna duhet të kryhet edhe me këmbë e me trup, dhe jo vetëm me kravata e me maska kinse jemi zyrtarë nëpër zyre…

    Fundja, qytetari na ka bërë të jemi këta që jemi sot dhe ne duhet t’i bëjmë ata që të besojnë në vendin tonë, institucionet e udhëheqësit, pra duhet t’a konsiderojmë obligim moral punën që duhet ta bëjmë për ta duke e ditur që jemi vetëm shërbëtorë.

    Le t’a analizojnë deklaratën time analistat e nderuar, politikanët e kushdo qoftë, dhe besoj që të gjithë e dinë shunë mirë se asnjë MINISTËR nuk ka marrë guximin t’a bëjë asnjë aktivitet sado të vogël për shërimin e fëmijëve dhe qytetarëve të këtij vendi.

    Si sot, kurdo herë, do të jem aty ku e kërkon qytetari një ditë, sesa për muzikë, mbrëmje dhe evente rinore jam full , si në rajon, ashtu edhe në botë, jam i kërkuar me mbrëmje nga e gjithë shqiptaria!

    pra, nuk më duhen paratë e shtetit aty në ministri, por dua që kapacitetet e mia t’ia fali shtetit e kombit.

    Me shumë dashuri për Tokën Nanë,

    Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë .

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.